KQZ do ngrejë njësi për ‘spiunët’ në zgjedhje, nuk do të ketë përgjegjësi penale për ta

9 Dhjetor 2020, 15:42| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 15:49

  • Share

TIRANË- Një tjetër mekanizëm me anë të së cilit synohet të shmanget korrupsioni në zgjedhjet e 25 prillit është përfshirja e sinjalizuesve, informatorëve të cilët do të raportojnë për çdo rast të paligjshëm gjatë procesit zgjedhor. Këto sinjale do të administrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ngrejë një njësi të veçantë për administrimin dhe raportimin e sinjaleve që vijnë nga sinjalizuesit, në mënyrë që në momentin që kostaton se mund të ketë vepër penale” u shpreh deputeti i PS, Damian Gjiknuri gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve.

Ky mekanizëm sqaron Gjiknuri, nuk parashikon përgjegjësi penale për personat të cilët do të shërbejnë kundër korrupsionit në zgjedhje.

“Natyrshëm këto do t'i referohen organeve përkatëse të Prokurorisë, dhe kjo duke u shoqëruar dhe me një masë tjetër që këta njerëz nuk mbajnë në përgjegjësi penale që besoj se do të miratohet në Kodin Penal. Në rast të një bashkëpunëtori të drejtësisë. Ky mekanizëm do të ndihmonte procesin e parandalimit të këtyre veprave”, u shpreh Damian Gjiknuri.

Këto ndryshime u bënë në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” dhe u miratuan në Komisionin e ligjeve si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit në Këshillin politik të dakordësuar me PD dhe LSI. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ngrejë njësinë e sinjalizuesve dhe sipas ndryshimeve të miratuara sot te ligjet brenda një muaji duhet të miratojë dhe rregulloren për funksionimin e njësisë por dhe procesit të raportimit dhe administrimit të informacionit që do merret gjatë zgjedhjeve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?