KQZ nis procedurat për zëvendësimin e Alqi Bllakos, Pandeli Majko drejt Kuvendit! Procedura që do ndiqet

1 Prill 2022, 12:38| Përditesimi: 1 Prill 2022, 13:21

  • Share

Me largimin e Alqi Bllakos për shkak të arrestimit të tij nga SPAK për afera korruptive me inceneratorët, KQZ do të marrë në shqyrtim rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit, për të përcaktuar emrin e kandidatit që fiton mandatin nga lista shumëemërore. Kandidati pasardhës rezulton të jetë Pandeli Majko, i renditur i 19-ti në listën me 8785 vota të fituara nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Kuvendi brenda të së njëjtës ditë, nëpërmjet një shkrese njoftoi Komisionin Qendror të zgjedhjeve, për të nisur procedurat për të zëvendësuar vakancën e krijuar.

Menjëherë pasi Alqi Bllako dorëzoi  mandatin e deputetit, në seancën e ditës së enjte, Kuvendi i Shqipërisë, shpalli vakancën e një deputeti në parlamentin e Shqipërisë të dal nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Pavarësisht afatit 30-ditor, Kuvendi brenda të së njëjtës ditë, nëpërmjet një shkrese njoftoi Komisionin Qendror të zgjedhjeve, për të nisur procedurat për të zëvendësuar vakancën e krijuar.

KQZ, si një institucion që organizon procesin e zgjedhjeve, menjëherë pasi merr në shqyrtim kërkesën, nis verifikimin  duke nisur nga subjekti apo partia politike, qarkun por edhe gjininë, duke mar në shqyrtim rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit, për të përcaktuar emrin e kandidatit që fiton mandatin nga lista shumëemërore.

Sipas Kodit zgjedhor, mandati i ndërprerë i deputetit i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar.

Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë.

Duke iu referuar gjinisë mashkullore të deputetit të dorëhequr, rastit konkret Alqi Bllako, në qarkun e Tiranës, kandidati pasardhës i së njëjtës gjini që ka marrë më shumë vota nga populli dhe që renditet pas emrit të individit të larguar,  rezulton të jetë Pandeli Majko, i renditur i19-ti në listën e kandidatëve Socialist në qarkun e Tiranës,  me 8785 vota të fituara nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Komisioni qendror i zgjedhjeve merr vendim për plotësimin e vakancës në Kuvend. Kodi zgjedhor parashikon se vendimi i njoftohet kandidatit dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës së parashikuar në pikën 2 të këtij neni.

E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit pranimin ose  refuzimin për të bërë betimin nga mandatin e deputetit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/04/2022 01:42

    Z.Majko ishte i vetmi person qe kur filloi lufta e Kosoves i detyroi kreret e PD e PS t'i jepnin doren e te pajtoheshin me njeri-tjetrin,per hir te Kosoves e unitetit kombetar.E meriton 100 % postin e deputetit.

    Përgjigju
  • blloku: 01/04/2022 16:31

    pika qe su bie.... flisni per Pandin i cili per hir te se vertetes eshte nder te paktet politikan ne kete vend i ndershem ! si Pandi te kishim dhe 10 burra e gra ne dhe ky vend do behej

    Përgjigju
  • Ca bohet: 01/04/2022 15:09

    Nuk na u nda ky paraziti. 1 njeri qe ska punuar 1 dit dhe me llogari 5 milion euro ne Qipro.

    Përgjigju
  • xxx: 01/04/2022 13:41

    Zevendesimi nuk behet me njerez te korruptuar duhet fryme e re

    Përgjigju
  • Tori: 01/04/2022 12:48

    Fatkeqesi e radhes shoku pandi eshte shperdorues i fondeve publike shum here me i rrezikshem se ky qe iku. se shoku pandi na hiqet si gjerman, por eshte ballamo i paster ne tenderat e ministrise mbrojtjes ka vjedhur pa fund nuk harroj parate qe mblodhi per tenderin e furnizimit me energji te psv llogora shume ka vjedhur edhe ne karrigen e diaspores te shofi SPAKse cfar stafi ka pasur te prokurimet ne ministrine e diaspores ka bere namin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?