KQZ thërret kandidatët: Ja 57 EMRAT që mund të bëhen deputetë

27 Shkurt 2019, 15:05| Përditesimi: 27 Shkurt 2019, 16:25

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar njoftim për 57 kandidatë për deputetë, të cilët i ka vënë në dijeni se ju takon mandati pas dorëheqjes së opozitarëve.

Përmes postës, KQZ-ja ju ka kërkuar 17 kandidatëve të LSI-së dhe 40 të PD-së të sjellin në komision brenda 10 ditësh formularët e dekriminalizimit.

Numërimi i këtij afati nis ditën kur posta ju dorëzon njoftimin deputetëve, në rast se ky detyrim nuk kryhet, atëherë kandidati humbet të drejtën për të marrë mandatin, dhe ai i komunikohet pasuesit në listën e atij qarku.

Këto shkresa ju janë vendosur për dijeni edhe subjekteve politike PD dhe LSI

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • luli: 27/02/2019 18:10

    Ata qe pranojme mandatet rezikojne jeten e tyre dhe te familjeve te tyre. Berisha ka thene me i djege dhe pike.

    Përgjigju
  • Edi: 27/02/2019 16:44

    Ec Dashi Havas atyyy

    Përgjigju
  • Enea: 27/02/2019 16:06

    Kush shkon pas Lulit apo Monikes jane ose qorra ose derdimene,nuk mund te ndjekesh nga pas keta dordolece te politikes shqiptare,keta jane llumi i intelektualeve te ketij vendi

    Përgjigju
  • Ceni: 27/02/2019 15:54

    I pari qe nuk dha doreheqjen ishte Kryetari i KQZ, produkt i marreveshjes se 17 majit. Keni per te pare. persa kohe ky nuk jep doreheqjen marreveshja Rama-Basha vazhdon dhe opozita do ti marre mandatet bashke me nje marreveshje rte minutes se fundit

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 27/02/2019 15:50

    Like nuk matesh dot me Edi Ramen,mblidhe gruan qe mbeti rrugeve si dordolece per te trembur laraskat se eshte bere per te qare hallin,ka luajtur nga fiqiri fare.

    Përgjigju
    • Tirona: 27/02/2019 18:39

      Ahahahah

  • Drejtesia: 27/02/2019 15:42

    Bejini nje nder te madh ketij vendi,pranoni mandatin per ti sherbyer vendit tuaj popullit tuaj.

    Përgjigju
  • Donela: 27/02/2019 15:17

    Ta pranojne mandatin per te miren e ketij vendi,e te mos behen vegla qorre te Monika Kryemadhit e Lulzim Bashes qe po shkojne ne drejtim te paditur,,te tregojne se opozita duhet te behet ne menyre te qyteteruar pa ofendime,por vetem me fakte te bazuara e jo me nje gjuhe rrugaci sic jane bere PD-LSi turpi i ketij vendi.

    Përgjigju
    • Kolona: 27/02/2019 17:21

      Zotërinj kandidatë në qoftë se do të arrini të merrni kartën e deputetit i bëni një shërbim të madh Shqipërisë. Mos u bëni vegël e Saliut, Lulit dhe Mones ata mbi popullin dhe Shqipërinë kanë vënë pasurin. Merrni shembull nga MURRIZI një demokrat i vërtetë. RROFTË SHQIPËRIA

    • Kolona: 27/02/2019 17:13

      Zotërinj kandidatë në qoftë se ne venat tuaja ka gjak Shqiptari mos mendoni për Saliun, Lulin e Moniken mendoni për kombin, po të kishit gabuar ju ata do tu hidhnin në kosh të plehrave. Shembull për ju është MURRIZi, nje demokrat i vërtetë që ditën e parë të krijimit të saj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?