Kultura

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj

19 Maj 2024, 14:45| Përditesimi: 19 Maj 2024, 14:48

  • Share

Elbasani u përfshi me tingujt e ngjarjeve të mëdha për të nderuar 115-vjetorin e Bandës Frymore “Afërdita”.

Në qendër të qytetit u mbajt një paradë, që u ndoq nga qindra qytetarë elbasanas dhe vizitorë nga i gjithë vendi.

Parada e Bandave Frymore të vendit bashkë me tingujt e bukur të orkestrave të ftuara nga Bashkitë Durrës, Tiranë, Berat, Mali i Zi, dhe Shkodër, sollën një atmosferë festive mbresëlënëse nëpër rrugët e Elbasanit.

Një moment i veçantë iu kushtua nderimit me titullin “Mirënjohja e qytetit” për  Emin Palluqin, drejtues i Bandës Frymore “Afërdita”.

SI.E./E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?