Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel
Përbërësit:
Për krepat:
- 1 gotë ujë
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë miell
- 3 vezë
- 3 ls vaj
- Pak kripë
- Pak sheqer
Për mbushjen:
- 1 pako kremviçe
- 1 qepë mesatare
- 1 fç salcë domate
Për beshamelin:
- 3 lgj miell
- 3 lgj gjalpë
- 2 kokrra vezë
- 500 ml qumësht
- 100 gr djathë i butë pice
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit e brumit të krepave bashkë. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe hedhim krepat me garuzhde duke i skuqur nga të dy anët. Përgatisim kimën me kremviçet e grira në blender, qepë të grirë imët dhe salcë domateje. Mbushim krepat me kimën, i mbështjellim në formë zarfi dhe i vendosim në një tavë. Në fund shtrojmë beshamelin sipër krepave duke e spërkatur me djathë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.