Opinion

Kreshnik Spahiu: Pse Berisha-Basha-Meta nuk do i njohin zgjedhjet e 25 prillit?

26 Mars 2021, 19:48| Përditesimi: 27 Mars 2021, 17:28

  • Share

A do i njohë humbësi zgjedhjet e 25 prillit? Përgjigjen e kësaj pyetje, tashmë e di i madh dhe vogël në Shqipëri, nga mosha 3 vjeç dhe deri 100 vjeç. Nëse humbet Rama do njihet rezultati, por nëse humbet Basha harrojeni se do njohë humbjen 12- vjeçare të shkaktuar nga numri 12.

Po pse Partia Demokratike e ka humbur të drejtën të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve?

1- Partia Demokratike premtoi 8 vjet se nuk do hyjë në zgjedhje me “Edi Ramën kryeministër” dhe sot shkeli mbi këtë kauzë.

2- Partia Demokratike kishte 24 vite në dorë të riparonte sistemin dhe garantonte votëm e lirë, por nuk e bëri.

3- Partia Demokratike braktisi kauzën e çadrës për “votimin elektronik”.

4- Partia Demokratike ka aleate kryesore LSI-në, themeluesen e blerjes së votave me para.

5- Partia Demokratike premtoi revolucion me bojkotin e 30 majit për zgjedhjet lokale, por nuk e realizoi.

6- Partia Demokratike ka 50% të komisionerëve në KQV dhe KZAZ dhe numëron votat e saj.

7- Partia Demokratike ka në krah të saj presidentin dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (shumicën dhe kryetarin e saj)

8- Partia Demokratike nënshkroi marrëveshjen e 5 qershorit e lumtur se vota po garantohet.

9- Partia Demokratike nuk kërkoi në asnjë moment votat e 2 milionë emigrantëve.

Për këto arsye, nga sot mos mendoni se kush do fitojë zgjedhjet, por nëse humbësi do i njohë ato apo jo.

Sigurisht, ka vetëm një arsye që zgjedhjet mos njihen si rezultat. Dorëheqja e lë pa gjumë Lulzim Bashën. Sigurisht që do e kundërshtojë.

Ai shkroi edhe libër që t’i paraprijë rezistencës që mos të largohet nga kreu partisë. I lëpihej në libër Sali Berishës. I kujtonte atij që ka refuzuar vrasjen e “babait”.

Kërkonte në librin e tij “Misioni im”, që ta fuste në borxh Berishën dhe ky të jetë gomonja që do e shpëtojë nga përmbytja e turpshme e 26 prillit.

Por shqiptarve nuk ka çfarë ju intereson se kush do jetë kryetari i Partisë Demokratike pas humbjes. Ajo parti nëse humbet 12 vjet e ka humbur misionin e saj dhe është kthyer biznes sh.p.k i plakut Berisha. Le ta mbajnë edhe 30 vjet Lulzimin por nuk do lulëzojnë kurrë.

Shqipëria ka nevojë për stabilitet.

Dorëheqja e Lulzimit ndoshta do të vonojë.

Rezultati i zgjedhjeve nuk do njihet nga i mbaruari, por si zakonisht sytë do jenë nga Washingtoni dhe çfarë do thotë ambasadorja e SHBA.

Diplomacia amerikane sot paralajmëroi, që askush nuk mund ti rikthehet dhunës, dhe këtu ka parasysh ata të tre që 25 qershori do i nxjerrë nga politika për gjithmonë: Berisha-Basha-Meta.

S’kanë rrugë tjetër veç rrëmujave. Do ju thonë elektoratit në datë 26 prill: Do e rrëzojmë Ramën me protesta dhe do ketë zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë Monikën s’po e llogaris tek dorëheqjet, sepse ajo është gjysmë e gatshme për koalicionin e ri me fituesit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 28/03/2021 05:04

    Komunisti president do te lui gjakray eshte skenderbeu Skraparit Heroi Shit I Kombit

    Përgjigju
  • Like: 27/03/2021 16:45

    Ata nuk njohin nene e babe jo zgjedhjet. Ata po u bere zgjedhjet e kane shkaterruar vendin imagjinoni ti humbin perseri do te bejne lufte civile per te humbur gjurmet e vjedhve dhe shkaterrimeve qe kane bere. Nuk ju hapet barku ketyre jashteqitjeve per popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?