Sali Berisha

Opinion

Kreshnik Spahiu: 10 arsye pse Berisha duhet shpallet kryetar i PD në 13 qershor dhe mos fshihet më pas emrit të Lulzim Bashës

21 Maj 2021, 09:11| Përditesimi: 21 Maj 2021, 09:17

  • Share

Sali Berisha nuk u shpall Non-Grata nga Amerika, s’e ka bërë ca lek, apo se është milioner, pasi të korruptuar janë miliona dhe miliona zyrtar në gjithë botën por: Sali Berisha u shpall Non-Grata për dy arsye:

– Ka ngritur sistem dhe mekanizëm korrupsioni dhe abuzimi për pasurimin e familjes, aleatve, dhe bashkpuntorve të tij.

– Ka ngritur nje rrjet dhe mekanizëm agresiv dhe mafioz që me një fjal “goje” kontrrollon dhe minon sistemin demokratik dhe politik në Shqipëri. Këto 8 vitet e fundit janë më të errëtat e historisë politike sespe Berisha ndryshe nga 22 vitet e tjera nuk pati burrërinë ti drejtonte gjërat vetē, por inskenoi tja faturonte Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Këto 8 vitet e fundit Sali Berisha hidhte gurin dhe fshihte dorën. Këto 8 vitet e fundit Sali Berisha nuk ishte kryetar por kumbar i opozitës shqiptare por edhe i Presidencës. Këto 8 vitet e fundit ai e menaxhoi opozitën me mekanizmat e një organizate mafioze, ku padrino nuk e ka emrin e tij, në administrimin e bizneseve por i vendos ato në emër të tjerve. Këto 8 vitet e fundit ai mori peng opozitën dhe me emrin e Lulit pastroi dhe largoi çdo personalitet. Këto 8 vite ai deformoi totalisht misionin historik të Partisē Demokratike e cila u krijua nga studentët dhe fryma perendimore, në një parti totalisht anti-amerikane Këto 8 vite ai mbajti në parlament vetëm ata që ishin ortak dhe u pasuruan në biznese së bashku. Këto 8 vite ai shkatrroi edhe pluralizmin politik, duke djegur gjithë opozitēn në parlament vetëm sepse familja e tij nuk kalonte dot oqeanin Atlantik. Ambasadorët e SHBA dhe BE u detyruan ta bojkotonin çdo takim me Berishēn nē 3 vitet e fundit jo sepse ai ishte i korruptuar por sepse ai nuk lejonte Bashën të ishte kryetar real.

Ambasadorët zhgēnjeheshin nga çdo takim me Bashën sepse ai s’merrte dot asnjë vendim pa i dhënë leje padrino. Perëndimi po përballej me një organizatë që kishte humbur funksionet dhe misionin politik që u ndërtua. Sali Berisha dje deklaroi se: “Nuk do lejonte që Shqipëria, të bëhej shtet i 51 i SHBA dhe s’mund qeveriset nga një guvernatore amerikane si Yuri Kim” Berisha dje kërcënoi Amerikën se do mbrohej nga Franca duke e mbyllur karrierën atje ku e filloi misionin e tij anti-shqiptar në Paris.

Berisha dje deklaroi se nuk ka asnjë ndikim në vendimet për bojkot zgjedhjesh, djegie mandatesh etj. Kjo është paburrëria e Sali Berishës, që dështimet ja faturon Bashës dhe sukseset vetes. Ai e mban Bashēn kryetar sepse ego e tij nuk e pranon humbjen. Ai e mban Bashën kryetar sepse ai ishte përgatitur që ta përdorte si kamikaz kundër Amerikës Ai e mban Bashën kryetar si një mburojë anti-plumb që ta marr ai goditjen dhe “plumbat” i pari. Ai e mban Bashën kryetar sepse perëndimi nuk ja pranon që ai t’ja kaloj fëmijve të tij drejtimin e opozitës.

Ai e mban Bashën kryetar, sepse ky i fundit bën çdo gjë çfarë duan fëmijët e Berishës. Për këto arsye akti i fundit burrëror që mund të bëjë Berisha është ta rishpall veten kryetar të Partisë Demokratike dhe të marr përgjegjsinë e një sfide të hapur kundër amerkianve në Shqipëri. Është koha që ai dhe familja e tij gjysëm serbe të kthehen në origjinë. Është akti i fundit burrëror që mund të bëj, para vdekjes politike dhe ç’burrërimit historik qē i bëri Amerika. Ai duhet ta varros edhe partinë në emër të tij dhe jo me testament brenda familjes apo krushqisë…….

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?