E keni lexuar Romanin e Ismail Kadaresë: “Krushqit janë të ngrirë”?
As zjarri i dashurisë nuk e shkrinte dot akullin e marrëdhënieve njerëzore shqiptaro-serbe të cilat ishin ngrirë prej 1000 vitesh si akullnajë.
Ndoshta ka ardhur koha që zoti Kadare të shkruaj vëllimin 2 “Krushqit Shqipëri-Kosove kane ngrirë”
“Vjehrra” e Kosovës Vjosa Osmani nuk uroj krushkun për dasmën e madhe.
Vjosa Osmani ende se ka kuptuar që është kryetare e shtetit dhe jo e familjes Osmani.
Kosova është zemra e Shqipërisë dhe Vjosa apo Albini nuk mundet me e përfaqësuar si në bajrakun e vet.
Albin Kurti zyrtarisht dhe politikisht u përfshi në zgjedhjet e Shqipërisë si më poshtë:
- Vetëvendosja u regjistrua si parti politike në Shqipëri.
- Vetëvendosja regjistroi liderët e saj në Tiranë si kandidat në zgjedhje.
- Vetëvendosja hyri në zgjedhjet e Shqipërisë kur Albini u bë kryeministër i Kosovës dhe jo kur ishte në opozitë.
- Vetëvendosja në Shqipëri u përfshi në disa protesta anti-qeveritare.
- Albin Kurti u përfshi zyrtarisht në fushatë elektorale për zgjedhjet në Shqipëri duke qen i pranishëm edhe fisikisht në Lezhë, Tiranë dhe Gjirokastër.
- Albin Kurti uroj i fundit qeverinë e re të Shqipërisë, madje pas Greqisë, Italisë,
- Turqisë, Maqedonisë, BE, SHBA
Faktikisht dhe zyrtarisht Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë treguar më tē ftohtë se fqinjët tanë.
Ata të dy i kanë ngrirë mardhēniet me Shqipërinë.
Ata ndoshta kanë 1001 arsye që tregohen të ftohtë dhe po bëjnë sikur i kuptojmë.
Tani lind pyetja: A i shërben lufta për rrëzimin e pushtetit në Shqipëri një lëvizje partiotike si Vetvendosja?
Në këto kushte unë po rendis ato çfarë ka bërë Vetëvendosja në Shqipëri a do ishin normale dhe të pranueshme për oponinionin nëse Edi Rama dhe PS veprojnë në Kosovë njësoj si Albini Kurti në Shqipëri?
1- nëse Partia Socialiste rregjistrohet si parti politike në Kosovë?
2- nëse Partia Socialiste organizon protesta për rrëzimin e Albin Kurtit në Kosovë?
3- nëse Edi Rama përdor fondet e Shqipërisë me rrëzi qeverinë e Kosovës?
4- Nëse Edi Rama shkon në fushat elektorale me listën e tij në Prishtinë për të larguar Albin Kurtin?
5- Nëse Edi Rama e uron fitoren e Albinit apo Vjosës me kushte dhe thotë verifikoni votat se mund mos jenë të rregullta dhe mund keni ble disa deputet nga LDK-ja?
Unë nuk po jap konkluzion dhe përgjigje pro apo kundër sepse për mua Albini dhe Edvini janë njësoj:
- Albini është kryeministri atdheut tim, ku më ka lindur babi.
- Edvini është kryeministri mëmëdheut tim, ku kam varrosur nënën time.
Unë nuk mund ti ndaj dot ata, por nëse ka vepruar drejt Albini duhet edhe Edvini të garoj për pushtet në Kosovë, dhe anasjelltas, nëse s’duhet garoj Edvini në Kosovë atëherë duhet edhe Albini me u tërheq.
Shqiponja shqiptare është dy krenare, njëra kokë s’mundet me e kafshu tjetrën.
Patjetër që duhët të garoj PS në Kosovë. Sa më shum thyerje tabuve që jan ndërtu nga lidershipi i 90‘ve, kishe mos m‘u përzij ti mua e unë nuk t‘përzihëm ty, aq më mir. PS do t‘a pasuronte shum pluralizmin. Moedos duhën parti kombtare e jo krahinore. Defakto koalicione ekzistojne (PS - PDK).
PërgjigjuAlbini dhe vjosa duken fizikisht ca njerzish jan, pastaj ti shohesh keto veprime te ulta dalin shesh sikur te jen klonimi saliut dhe ilirit, turp per kosovaret qe kan votuar njerez aq te ulet
PërgjigjuKjo thenia “Kosova eshte zemra e Shqiperise”me duket komplet pa pike lidhje dhe pa asnje reference historike si è tille.cduhet te thone Lebrit atehere?Camet?apo zona e treva te ndryshme qe kane dhene shume per Shqiperine!!sa per levizjen “vetevendosje” eshte sarkazem qe me kte emer te mare pjese ne zgjedhje ne Shqiperi!!Shqiperia vetevendos dhe nuk eshte ne kontekstin e Kosoves dhe nuk ka te beje me arsyen se pse ka lindur levizja “Vetevendosje”.per mendimin tim si qytetar nuk ka bazen e mendimit per tu prezantuar ne Shqiperi.eshte si nje veshje dimerore e ndertuar per stuhi dhe ti e vesh ne behar,Shqiperia eshte behar nuk eshte dimer per ta thene trashe!jane 2 realitete ndryshe ndaj dhe ajo levizje eshte e papershtatshme.nuk mund te fusesh 4litra uj ne shishe 1 litroshe.
PërgjigjuPerse nuk e thua troc qe Vjosa Osmani dhe Albin Kurti jane te trashe..... Te krahasoshe Edi Ramen qe ka bere kaq shume ne gjith keto vite duke ber mbledhje te perbashketa me Kosoven me keta dy plera qe kane sulmuar kuvendin e shqiperise dhe kryeministrine me bomba molotov eshte turp per Kreshnik Spahiun.... Keta te dy jane percares te kombit si lopa Osmani ashtu dhe gomari Kurti.
PërgjigjuSi lopa dhe gomari jane kafshe qe duhen...