Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kreshnik Spahiu: Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e përjetshme!

7 Shkurt 2023, 20:15| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 20:16

  • Share

Albin Kurti ka tre alternativa:

1- Të jap dorëheqje si Kryeministër i Kosovës dhe mos firmosë Zajdenicën serbe brenda Kosovës duke i qëndruar besnik premtimeve që i bëri popullit të Kosovës.

2- Të firmosë autonominë e Serbëve dhe të mashtroj elektoratin e Vetënendosjes, që asi apo kësi kjo nuk quhet autonomi por bashkësi serbe.

3- Të mashtroj edhe disa javë më shumë ndërkombëtarë duke fituar kohë dhe duke mos thënë: “As po dhe as Jo.”

Fatkeqësisht Albin Kurti ka zgjedhur rrugën e tretë.

Vazhdon gënjen ndërkombëtarët.

- Dje i tha perëndimit po dhe popullit jo.

- Sot i tha perëndimit jo dhe popullit po.

Gënjen çdo ditë dhe nuk dinë se ku po shkon.

Humbja e kohës ka kthyer gjithë perëndimin dhe lindjen në një front kundër tij.

Çdo vonesë është në fakt humbje për Kosovën dhe jo për Albin Kurtin.

Albin Kurti është i ikur nga pushteti sepse në të dy rastet del gënjeshtar.

- Nëse nuk firmos, e largon Amerika dhe BE nga pushteti duke e izoluar.

- Nëse e firmos, e largon populli Kosovës si tradhtarë dhe mashtrues i premtimeve 20 vjeçare në kauzën “patriotike”.

Kjo është kosto e një lideri populist, që ka premtuar gjithshka dhe sot përballet me sfidën mes shtetit dhe pushtetit.

Po cilën do zgjedh Albin Kurti: “Shtetin apo pushtetin?”

Albin Kurti hyri në histori si lideri shqiptar që është kundër gjithë planetit dhe sot ska asnje aleat.

- As Perëndimin dhe as Lindjen

- As veriun dhe as jugun

- As Ameriken dhe as Rusinë

- As Europen dhe as Kinën

- As Opozitës e Prishtinës dhe as Tiranës

- As qeverinë e Shqipërisë

Albin Kurti harroi që Amerika ka të drejtë, edhe kur e ka gabim, sepse ajo është pjesërisht themeluesja e shtetit Kosovës. Pa Amerikën luftuam disa shekuj vetëm por nuk u çliruam dot dhe nuk krijuam shtet në Kosovë.

Sot në Washington sapo mbëriti gjenerali i forcave të armatosura serbe për tu takuar me shefin e Pentagonit, kur në të njëjtën kohë ministrat e Kosovës ka disa muaj janë izoluar nga perëndimi.
Vizita e Albin Kurtit në Turqi, përpos tërmetit që “shkaktoi” 24 orë pasi u largua, padyshim që s’la gjurmë dhe u harrua.

Albin Kurti sot është politikani më i vetmuar në këtë betejë.

Sot atij i kanë mbetur vetëm një pjesë e aktivistëve të vetvendosjes sepse gjithë planetin dhe gjysmën e Kosovës i ka totalisht kundra.

Edhe Vetvendosja do e braktis nëse ai firmos tradhëtinë e kauzës që ndërtoi me sakrifica 20 vjet.

Sot ne kemi dy fytyra të Albin Kurtit.

Tjetër Albin në opozitë, tjetër Albin në pushtet.

Prandaj ka vetëm një alternativ që mos ngelet i vetëm. Të jap dorëheqje nga kryeministër dhe të fitoj aktivistët patriot të Vetevendosjes duke treguar që do shtetin dhe jo pushtetin.

Në të kundërt do i humbas të dyja dhe do mbahet mend si Albin Pashë Toptani që firmosi ngritjen e flamurit serb të Zajesnicës serbe në mes Mitrovicës.

Ik Albin, lëshoje kolltukun sepse është ora e së vërtetës. Çdo zvarritje është një atentat ndaj Kosovës dhe aleatve të saj shekullor.

Kosova është zemra e Shqipërisë, krijesë e Amerikës dhe gjymtyrë e Europës. Ti nuk mund ta izolosh nga perëndimi duke i bërë shërbimin më të mirë Serbisë.

Ti je i përkohshëm, Kosova e përjetshme.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?