Kreu i PD Lulzim Basha

Politikë

Kreshnik Spahiu: 'Fati i zi' i kandidatëve për kryetar të PD, nga Selami, Hajdari, Pashko e deri te Olldashi! Kush e ka rradhën?

9 Maj 2021, 21:54| Përditesimi: 9 Maj 2021, 22:02

  • Share

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ironizuar zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike që kërkohen nga një grup brenda PD të cilët duan largimin e Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

 Spahiu thotë se demokratët që kanë dashur të kandidojnë ndër vite për kryetar të PD-së kanë pasur një fat të zi.

Ai përmend këtu rastin e Eduart Selamit, i cili tashmë është emigrant në SHBA. Gjithashtu përmend Azem Hajdarin që është vrarë, si dhe Gramoz Pashkon dhe Sokol Olldashin që kanë humbur jetën në aksident, ndërsa pyet se kush e ka radhën.

Zgjedhjet e “lira” në PD dhe “Fati i Zi” i kandidatëve për Kryetar: 1- Eduard Selami (emigrant në SHBA) 2- Azem Hajdari (i vrarë) 3- Gramoz Pashko (i vdekur në aksident) 4- Sokol Olldashi (i vdekur në aksident)– Kush e ka rradhën? …...”, shkruan Spahiu në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë grupimi ‘Për PD-në’ i përbërë nga figura të rëndësishme për demokratët, mes tyre edhe themelues të kësaj force politike, kërkuan dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike dhe fillimin e ringritje së kësaj është force politike.

Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha ishin të mendimit se PD-ja nuk frymëzoi dhe zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të humbeshin. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?