Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu: Ju rrëfej si amerikanët nuk e lanë Lulzim Bashën të udhëtojë dy herë në SHBA”

20 Janar 2020, 20:42| Përditesimi: 20 Janar 2020, 20:46

  • Share

“Ka qenë jo vetëm një, por dy raste kur Lulzim Basha ka anuluar udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Është Kreshnik Spahiu, i cili në një intervistë nga Berlini për TemA, shpjegon më me detaje “bombën” politike që hodhi një javë më parë, por që nuk u rimor nga mediat kryesore në vend.

Ish-kreu i AK-së flet me detaje për këtë çështje por analizon edhe zhvillimet politike…

Z.Spahiu ju të hënën që shkoi dhatë një info në lidhje me një pezullim axhende të zotit Basha në SHBA. A mund të na tregoni më me detaje për këtë axhendë?

Më është thënë se Lulzim Basha u ftua dy herë në SHBA.

Ftesa e parë ishte në shtator dhe ftesa e dytë ishte në 6 dhjetor.

Ndonse kryetari i Partisë Demokratike konfirmoi udhëtimim e tij në këtë periudhë, iu desh ta anulonte, duke deklaruar shtyrjen 24 orë para nisjes.

Ftesa e dytë për Lulzim Bashën erdhi nga ish-kryeministri Kandadez Stehpen Harper.

Në cilësinë e presidentit të IDU, zoti Stephen Harper e ftoi Lulzim Bashëm në konferencën e IDU në Washington më 6 shjetor 2019. Lulzim Basha konfirmoi sërish ftesën, por nuk ju mundësua hyrja dhe drejt SHBA.

Një diplomat amerikan thuhet se i deklaroi gjatë një takimi që u mbajt larg kamerave, që ai nuk mund të udhëtonte drejt Amerikës pasi ishte me cilësinë juridike si i pandehur nën hetim për një krim që dyshohet se e ka kryer në Washington gjatë vizitave të tij nē maj 2017.

Diplomati amerikan e paralajmëroi privatisht që pezullimi është i përkohshëm deri sa çështja të sqarohet nga drejtësia.

Si e shpjegoni faktin që media shqiptare, ajo mainstream, jo vetëm që nuk e rimori argumentin, por e fshehu këtë info?

Kjo çështje delikate i ka mbyllur gojën gjithë mediave vetëm për një shkak,  sepse shumica e pronarëve të mediave shqiptare kanë të njëjtin hall me Lulzim Bashën. Atyre u është hequr e drejta të udhëtojnë drejt SHBA.

Pra me pak fjalë ka një “koalicion” mediatik kundër listës zezë të Zmbasadës amerikane.

Nga kjo ka përfituar HESHTJEN mediatike Lulzim Basha.

Zoti Spahiu, cili është komenti juaj pse mund të ketë ndodhur ky anulim dhe sipas analizës suaj, ka ndonjë mesazh politik Washingtoni ndaj Tiranes?

Po Washingtoni ka tolerancë zero ndaj çdokujt që pengon planet dhe axhendën amerikane në rajon dhe botë.

Pas ngjarjeve në Iran, Siri, Turqi, Libi, Liban, por dhe kryesisht në Ballkan 2019, duket qartë tashmë që shqetësimi amerikan kundër protastave dhe destabilizimit të Ballkanit kanë qenë legjitim.

Askush më shumë se Partia Demokratike s’ka realizuar një ëndërr ruse për ta lënë Ballkanin jashtë BE. As Vladimir Putin nuk ka guxuar të kërcënojë ambasadorët amerikanë apo europianë, aq sa opozita shqiptare.

As KGB ruse nuk ka guxuar t’i shkojë në 12 natës në shtëpi një diplomati gjerman, siç shkuan halabakët e LSI-së në apartamentin e Borschard.

Dje gazeta BILD ka ka publikuar prova që Lulzim Basha është financuar nga rusët që të lërë Shqipërinë jashtë BE.

Duhet të kemi parasysh që kjo media gjermane është ajo qē akuzoi edhe Edi Ramën për vjedhje votash. Pra një burim mediatik i besueshëm!

Z Spahiu sapo pritet të vijë ambasadorja e re fuqiplote e SHBA-së në Tiranë që rastis me nisjen e punës së SPAK. Shikoni ju thjesht një rastësi?

Frika e ardhjes se ambasadores, e detyroi Lulzim Bashën të bëjë marrveshje pa kushte. Frika e ambasadores e bëri Bashën t’i lutet Ramës t’i mbyllë në gjykatë dosjen e lobimit rus. Frika e ardhjes se ambasadores i ka qepur gojën Berishës dhe e ka zbutur si pulë. Frika e ardhjes se ambasadores e bëri Bashën të harrojë akuzat për korrupsion të ambasadorve apo blerje nga Soros.

Frika e ardhjes se ambasadores e ka bërë Monikën dhe Ilirin të harrojne dekretin e 13 tetorit. Frika e ardhjes se ambasadores i uli pantallonat Bashēs, Metës dhe Berishës duke lëpirë çdo pështymë që hodhën kundër Edi Ramës.

Frika e ardhjes se ambasadores e bëri Bashën dhe Monikën të harrojnē akuzat, sharjet dhe shpifjet që hodhën kundër Palmer, Soreca, Borschard etj etj.

Shumë kanë paralajmëruar termet në politikën shqiptare ketë vit, por shqiptarët kane pritur e pritur e jane mërzitur. Cila është prognoza juaj?

Jam shumë skeptik! Tërmeti politik ndodh vetëm në dy raste: – Nëse burgosen 4 kapot e 3 bandave politike shqiptare.

– Nëse populli i heq me dhunë nga politika.

I them këto të dyja sepse s’ka asnjē rrugë tjetër qē populli t’i largojë me vote, pasi këta të 4 e manipulojnë dhe numërojnë si duan ata votën!

Ju vetë do të ktheheni në politike?

Unë punoj prej 2 vjet e gjysëm si jurist në Gjermani. Ushtroj profesionin tim dhe jam shumë i lumtur.

Sigurisht që zemra më dhemb për Shqipërinë po do kthehesha vetëm atë ditë kur: Populli të vërshoje në rrugē që të largohen me revolucion Rama-Meta-Basha-Berisha, ose nëse Amerika i çon ata drejt prangave! Kam bindje absolute që Shqipëria s’ka nevojë për rrotacion, por evolucion.

Shqipëria s’ka nevojë për riciklime, por për arrestime.

Komento

Komente

  • Nick: 21/01/2020 03:26

    Ky do perfundoje roje tek parlamenti se doemos njeri i zgjuar. Lepij kocka Kreshnik here nga PS e here nga PD.E lumja Shqiperi nuk kane per ti munguar b.thelepiresit kurre.

    Përgjigju
  • vera: 21/01/2020 00:45

    BRAVO KRESHNIK JE NJE NJERI I MREKULLUESHEM,,,,JO SI KETA MASKARENJTE QE E SHKATARRUAN SHQIPERINE,,,,SHQIPERIA TI RIKTHEHET NJEREZVE TE MIRE DHE PATRIOTE SI SPAHIU...META ,BASHA,BERISHA,RAMA,NANO DUHET TE FUTEN NE BURG....

    Përgjigju
  • Drejtesi: 20/01/2020 23:32

    Prangat Bashrs Metes Monikes Mediut. dhe rjepje per se gjalli Saliut

    Përgjigju
  • O tej: 20/01/2020 23:25

    Hajt fjala jote ne vesh perendie e Basha shkoft per lesh Marike

    Përgjigju
  • Klodi: 20/01/2020 23:06

    100% e sakt bravo kreshnik

    Përgjigju
  • So te Ricikohesh edge TI njehere ..: 20/01/2020 21:33

    Per fondet qe mblodhe dhe nga i HODHE..!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?