Shkrirja e Partisë Demokratike është shpëtimi i Shqipërisë dhe rrëzimi i qeverisë.
Të gjitha alternativat e tjera: Bashkimi apo ndarja mbajnë qeverinë Rama për disa mandate në pushtet sepse:
1- Një PD e drejtuar nga Sali Berisha do jetë e izoluar nga SHBA dhe BE, dhe do jetë më e dobët se 2013, kur Berisha, ndonëse ishte Kryeministër humbi me 1 milion vota kundër.
2- Një PD e drejtuar nga Lulzim Basha do rrudhet në 1/6 e saj sepse do largohen:
– Elektorati që do Berishën
– Elektorati që urren Bashën
– Elektorati i LSI
– Elektorati i aleatëve Duka, Shehi, Dule etj, që janë kundër Bashës në këtë konflikt
3- Nëse PD ndahet në dy parti me elektorat të përafërt, i heq çdo mundësi për 3 dekada që të mos garojë dot parti e parë. Do ndahen PD e Bashës me 15 deputet. PD e Berishës me 25 deputet.
Në këto kushte, mbyllja e Partisë Demokratike është mision historik për ata që duan rotacion politik.
Ligjërisht, gjykata ka detyrimin të deklarojë shpërndarjen e Partisë Demokratike.
Ligji 8580, PËR PARTITË POLITIKE
SHPËRNDARJA E PARTIVE POLITIKE
Neni 26
Partia politike shpërndahet:
b) kur ndahet në dy ose më shumë parti të tjera
Partia Demokratike shqiptare ka brenda saj historinë më tragjike që nga 1912.
Ajo është ndarë në 12 parti:
– Aleanca Demokratike (Ceka)
– Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (Shehi)
– Forumi për Shqipërinë (Zogaj)
– Partia e Re Demokratike (Pollo)
– Fryma e Re Demokratike (Topi)
– Lëvizja për Ndryshim (Topalli)
– Bindja Demokratike (Patozi)
– Lëvizja Thurja (Hajdari)
– Lëvizja Demokratike Shqiptare (Murizi)
– Brava dhe Çelsi Demokratik (Basha)
– Xhaketat e Vjetra (Berisha)
Në këto kushte, Gjykata e Tiranës ka detyrimin që në bazë të nenit 26 të shpallë shpërndarjen e Partisë Demokratike.
Ky nuk është fundi i pluralizmit, por fillimi. Shporrja nga skena politike e një partie që shkatërroi kauzat dhe idealet e djathta dhe ëndrrat e tre gjeneratave, është fillimi i mundësisë për ndërtimin e një opozite të re.
Shqipëria s’ka nevojë për një parti e cila është korruptuar nga qeveria.
Shqipëria s’ka nevojë për një opozitë që ndahet 12 copash, por për një front kombëtar kundër qeverisë.
Shqipëria s’ka nevojë për një parti që pengon lindjen e çdo lëvizje të re.
Shqipëria s’ka nevojë për një parti që premton revolucion dhe lë elektoratin rrugëve sepse merr lek kryetari.
Shqipëria s’ka nevojë për një parti me dy lidera, ku njërin e ka burgosur bota, ndërsa tjetrin e ka burgosur elektorati.
Për këto arsye, ndarja e Partisë Demokratike e mban Ramën në pushtet, ndërsa shpërndarja e saj është agim për lindjen e një dielli opozitar që mund të përmbysë çdo regjim qeveritar.
Mbylleni me çelës atë parti dhe mos ja ndërroni bravat kurrë nëse doni një Shqipëri ndryshe dhe një qeveri tjetër.