Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Kreshnik Spahiu: Partia Demokratike po ndryshon emrin dhe do quhet 'Vetëfundosja'

6 Dhjetor 2021, 19:09| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 19:12

  • Share

Telenovela “Bardheblu” me disa seri po hyn në fazën e saj tragji-komike.

Aq shumë po banalizohet proçesi vendimarrës, sa afro 1000 delegatë do marrin pjesë në dy Kuvendet, në 11 dhe 18 dhjetor.

Thesi me lekë është hapur dhe dhjetëra delegatë firmosin natën, por e mohojnë ditën firmën e tyre.

Debatohet se kush dha BESËN dhe kush e preu, duke harruar se përpara se Berisha të ndjehet i tradhtuar, me qindra të tjerë e kishin etiketuar prej vitesh Lulzimin si besë-prerë.

Pabesia Basha-Berisha nuk ka filuar ndaj njëri-tjetrit. Ata fillimisht së bashku prenë në besë çdo koleg dhe themelues të Partisë Demokratike duke i larguar nga partia.

Ata luanin ping-pong, kur të eleminonte Basha, Berisha bënte sikur s’kishte dijeni apo anasjelltas, kur jepte urdhër Berisha, Basha ngrinte supet.

Sali Berisha projektoi modelin e kryetarit hije për ta trashëguar partinë tek shoku dhe miku i familjes, por me pa pjekurinë e tij, nuk arriti të kuptonte që dikujt që ja dhuron qyl biznesin, nuk e menaxhon më mirë se ata që e krijuan.

Berisha largoi çdo personalitet që Lulzim Basha të kishte fushën e lirë, me synimin që Luzimi mos rrezikohet as nga shokët e Olldashit, as nga grupi i Jozefinës….

Berisha kishte dijeni për çdo pazar të Lulzim Bashës:

– për tenderin 1 miliard e 400 milion euro të Rrugës së Kombit,

– për mënyrën si u mbyll çeshtja penale dhe dosja me afate në Gjykatë,

– për tenderin e riciklimit të plehrave dhe kanoçeve të kunatit në Tiranë,

– për pallatet që ndërtoi Basha në Vlorë në emër të vjehrrit në Lungo Mare,

– për zyrat që mori familja e Bashës në PD dhe si eleminoi zyrën e shtypit,

– për 4 vilat me pishina kush ja dhuroi

– për Mercedesin personal,

– për shitjen e kauzës së Kalimashit,

– për pazarin me ndërtuesit e Unazës së Astirit,

– për kompesimin 14 milion euro nga qeveria Rama për pallatin e tij të paligjshëm të ndërtuar brenda në det,

– për zarfet për futjen e listave si deputetë

– për marrveshjen e 17 Majit,

– për eleminimin e çdo politikani brenda opozitës

Unë e “besoj” Lulzim Bashën…..

Ai është shumë i sinqertë kur thotë se Berisha kishte dijeni për çdo veprim të tij, madje ishte protagonist dhe ortak në vendimarrje.

E gjitha çfarë po ndodh, është modeli i fundosjes së opozitës dhe asgjesimit të kauzave popullore.

Kjo ishte zgjedhja e Sali Berishës, i cili kishte harruar shprehjen popullore: “Rrite gjarprin, që të të hajë”

Ditën që e kafshoi gjarpëri i tij, po bën thirrje të gjithë atyre që helmoi: BASHKOHUNI.

Paniku dhe euforia nuk po i lejon të kuptojnë se ata që po duartrokasin s’duan as qenin dhe as të zotin.

Ata thjesht po e përdorin për hakmarrje ndaj Lulzimit, duke shijuar momentin sesi do ja presë kokën gjarpërit që rriti dhe ushqeu me helm 16 vjet.

As Basha dhe as Berisha s’do dalë i fituar.

Ndarja i çmitizoi dhe do i shkatërrojë të dy.

Të gjithë po lumturohen se po afron java kur Partia Demokratike do të ndryshoj emër dhe do të quhet: “VETËFUNDOSJA”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hane: 07/12/2021 01:56

    Po per thaset me leke per emerimet e KLD mes teje e Bamkes ishin apo jo ne dijeni me lale?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?