Sali Berisha

Kreshnik Spahiu: Pse 12 vjet më parë e quajtëm 'Shtetasi Berisha'

23 Tetor 2023, 12:41| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 12:42

  • Share

SHBA dje ka heshtur për arrestimet në familjen e shtetasit Berisha. Ata në fakt nuk janë indiferent por thjesht duan ti japin meritën SPAK-ut. Askush nuk e ka fituar dot një luftë kundër Amerikës. Në fakt, fundi i shtetasit Berisha pritej të ishte tragjik në kohën dhe vendin e duhur. Kjo që ka ndodhur është vetëm fillimi i një drame politike që do shoqërojë vitet e fundit të ish-kryeministrit të Shqipërisë.

“Edhe një provë të vetme nëse më publiokojnë SHBA për korrupsion ndaj meje, unë do laegohem vetë nga politika” - ka deklaruar Sali Berisha në konferencë shtypi pas shpalljes tij non-grata nga SHBA.

Prokuroria speciale ja publikoi provat por shtetasi Berisha sërish nuk u tërhoq nga politika.

- 20 pallate në Klubin Partizani nuk quhen provë?

- 4 të vrarë në 21 Janar nuk quhen provë?

- 21 të vrarë dhe 300 të plagosur nuk quhen provë?

- 6 milje hapësirë detare të falura Greqisë nuk quhen provë?

- 120 milion tendera për Energjinë nuk quhen provë?

Asgjë nuk quhet provë ligjore për Berishën.

Duket qartë që shtetasi Berisha nuk do heq dorë nga politika dhe do e përdorë elektoratin e tij si anti-plumb kundër drejtësisë për çdo dosje penale.

Deri në fund të jetës së tij ai do e mbaj grupimin politik edhe sikur të katandiset me 4 deputet.

Në fakt Prokuroria sërish e ka favorizuar shtetasin Berisha. Ai po hyn në histori si i vetmi politikan që nuk arrestohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv” por në mënyrë të papreçedent i jepet “Detyrim për paraqitje”.

Prokuroria justifikohet se ai është 80 vjeç dhe nuk e mban burgun por harron të sqarojë që pse nuk kanë kërkuar “arrest shtëpie” që si plak të shoh lajmet nga shtëpia dhe mos dal rrugëve apo sallave duke kërcënuar dhe shantazhuar prokurorët me jetë.

Drejtësia penale duhet jetë propocionale.

Si mund ta kuptojë populli proçedurën penale kur drejtësia jep:

- për 50 euro arrest me burg Fred Belerit

- Për 5 milion euro detyrim paraqitje Berisha

A ka jurist ta interpretojë këtë vendim pse Fredi Belerin e mbajnë ende në burg për 50 euro kur nuk kanë çmuar të njëjtën masë për Berishën?

Drejtësia jo vetëm duhet jetë e barabartë por edhe duhet të duket e tillë.

Për këto arsye akuza penale nuk duhet të lejojë hapësira gabimesh proçedurale që i japin legjitimitet mbrojtjes politike.

Shtetasi Berisha duhet të trajtohet si i barabartë përpara ligjit.

Prokuroria duhet zhvishet nga kompleksi që ai ka qenë kryeministër dhe president.

Hija e pushtetit i çon në cedime proçedurale, siç janë vendosja e dhëndrit në masa rënduese më shumë se vjehëri.

Asnjë shqiptar nuk bindet për një drejtësi të barabartë nëse ju thua se Malltezi qenka më i rrezikshëm se Berisha prandaj të parin po e arrestojmë dhe të dytin e lëmë të lirë.

Malltezi nuk është dhe nuk mund jetë më i rreikshëm se vjehrri sepse kryeministër ishte Berisha dhe ai kishte përgjegjësitë ligjore për veprimet.

Parlamenti nuk ka nevojë për qoka juridike që ti largohen përgjegjësisë politike.

Parlamenti duhet votojë në komisionin e mandateve për të autorizuar heqjen e lirisë së Sali Berishës.

Ndërkohë opozita duhet të pranojë standardin e krijuar nga socialistët që japin autorizim drejtesisë për çdo deputet socialist që po arrestohet duke mos krijuar barriera politike.

Nga ana tjetër i ngelet Berishës të tregoj pak dinjitet në pleqëri dhe mos e shes dhëndrin duke krijuar alibinë: “që hante kumbulla pas shpinës tij”, njësoj siç tha për baxhanakun që nuk e dinte që punonte në fabrikën e Gërdecit.

Drejtësisë nuk mund ti shpëtosh duke thënë:

- nuk e njoh baxhanakun

- nuk e njoh dhëndrin

Në fund i duhet prokurorisë dhe gjykatës të “vrasë” dhe të hyj në histori.

Sot më shumë se kurrë ai s’duhet jetë për drejtësinë penale as kryeministër, as deputet dhe as kryetar opozite.

Ai eshtë thjesht: shtetasi Berisha.

12 vjet më parë në çdo dalje mediatike e quanim: “shtetasi Berisha” dhe jo kryeministri…..

Të gjithë e kishin frikë dhe as emrin nuk ja përmendnin.

Vitet kaluan dhe erdhi një ditë që …….

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • luani: 23/10/2023 16:58

    Ka plotesisht te drejte Kreshnik Spahiu! Eshte thjesht nje ndrojtje apo justifikim i SPAKUT e per pasoje dhe i gjykateses qe arreston Malltezin si "me te rrezikshem" dhe e fut ne burg,pavaresisht se cmon se Berisha mund te prishe e asgjesoje provat.Po mire ku ka bythe te rrije llogjika e tyre se Berisha eshte i rrezikshem per asgjesim provash e shantazhim deshmitaresh dhe lihet i lire te beje ato qe ben keto e 30 vjete,kurse Malltezi qe ka perfituar nga emri i ketij gangsteri politik e gjakprishur te futet ne burg? Partia socialiste ,ne kete faze te ngjarjeve nuk duhet te fshihet si struci.Si maxhorance ne parlament eshte e detyruar te votoje per heqjen e imunitetit te ketij krimineli dhe te mos loze lojen e kungulleshkave jo eshte 79 vjec e jo eshte 78 vjec.Dhe se fundi ,sic me te drejte shprehet dhe Kreshnik Spahiu lihet ne burg Beleri sepse bleu vota me 50 euro dhe ky kriminel i lindur privilegjohet hapur e ne menyre provokuese pavaresisht se ka bere korrupsion mafhor prej miliardash eurosh e lekesh,ka vrare e ka mbajtur peng kete populle kete vend prej 32 vjetesh dhe keto kohet e fundit kercenon pa frike fare e pa turp prokuroret e Spakut duke e tallur dhe si institucion dukee quajtur SKAP.Eshte normale kjo sjellje e SPAKUT? Si mund te justifikohet gjithcka me moshen e tij? Edhe keshtu sikur te ishte le te vihet ne arrest shtepie dhe jo te ngujohet ne seline e PD zyrtare,te cilen e ka zaptuar si mafioz qe eshte dhe e perdor si detashment luftarak bashke me kamikazet e bashkepunetoret e tij ne krim si Noka,Paloka,Vokshi,Bumci,Strazua,Bykykbashi e te tjere te ketij lloji. Berisha,ky i pacipe qe ka bere ligjin dhe maliqin ne kete vend eshte aq burracak e pa karakter saqe kur pardje i vajten oficeret e policise gjyqesore qe ti komunikonin akuzen, e kerkonin koridoreve e zyre me zyre dhe kjo fytyre e urryer nga pothuaj gjithe shqiptaret fshihej si femije i vogel e si kriminel qe eshte dhe nuk e gjeten dot! Skene per te qare e per te qeshur.Berishovici, ky "trim me flete" ,"kreshniku i maleve" tona, fshihej ne WC-te e SHQUPIT i trembur e i pataksur nga dy oficeret e policise gjyqesore!Kaq burre eshte Non Grata vicidolas!Palaco ,karagjoz dhe frikacak,kurse perpara kamerave behet trim e "burre" e kercenon SPAKUN e drejtesine tone te re.Dhe ata i thone " detyrim paraqitje" sikur te kete qelluar dike me pellembe apo i ka borxh dikujt dhe eshte shembellor ne sjellje e i pademshem e jo sikur eshte ai qe eshte,personi me rrezikshmerine me te larte per krim,per korrupsion dhe po te kishte pak njerez mbas tij i gatshem TE KTHEJE VENDIN PERMBYS e te perserite vitin 1998 duke bere grusht shteti!! Akoma tremben prokuroret e SPAKUT nga emri i tij e po keshtu dhe gjyqtaret e GJKKO? Ky po qe eshte skndal!

    Përgjigju
  • Liria: 23/10/2023 12:57

    Jo ajo e saliut,por e popullit.Mjerë ata që e kanë në palmat,më katund,në rrethin(qarkun apo ashtu si ju pëlqen tropojanëve të shprehen MALËSIA E GJAKOVËS.Po nuk edi ku është vrarëBACA I MALEVE dhe ku është varosur e përse?Ai dhe të mos ketë bërë asgjë por vetëm shkatërimin e ekonomis,uhttris,policis,drejtësis ai meriton dënim ,që më i madhi të shohë të tijt në HAPSANE

    Përgjigju
  • Spak: 23/10/2023 12:49

    Urime per punen e mire per investigimin e Saliut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?