Nuk kishte si ndodhte ndryshe…..
Sot Partia Socialiste shpalli kandidatët për disa bashki ku do të mbahen zgjedhje të parakohshme.
Moda e zgjedhjes së grave me shumicë po vazhdon edhe në zgjedhjet lokale.
Por pse Edi Rama sërish zgjodhi gra dhe pse zgjodhi emra jo shumë të njohur për publikun?
Pa ulur aspak vlerat individuale të kandidateve, mund të themi me modesti se ato nuk janë as personalitete të Shqipërisë dhe as personazhe kryesorë të Partisë Socialiste.
Gjithsesi Edi Rama ka pasur disa arsye që në 6 bashkitë socialiste po garon me stolin e rezervave:
– Socialistët e kanë fitoren në xhep dhe nuk duan të harxhojnë aspak energji në disa zgjedhje kur tre rivalët e tyre Basha-Berisha-Meta po groposin njëri- tjetrin.
– Socialistët kanë avantazhin e sistemit elektoral në zgjedhjet lokale ku s’njihet balotazhi. Pra grave socialiste nuk ju duhet 50% + 1 vota, por mjafton të dalin të parat përballë rivalëve. Në këtë mënyrë mund të shpallen fitues edhe me 30% votive, ose më pak….
– Socialistët janë kujdesur mos shpallin burra, sepse 1/4 kandidatë në zgjedhjet e tjera ju doli me probleme të ligjit të dekriminalizimit. Përzgjedhja e grave minimizon rrezikun e papastërsisë së figurës.
– Socialistët po kurojnë imazhin përballë ndërkombetarëve dhe nuk kanë nevojë të vjedhin vota në këto zgjedhje. Ata po trajtojnë ndeshje si një garë stërvitore.
– Socialistët me këto kandidatura po i japin një shanc Lulzim Bashës që të mos shkrihet komplet si parti, por të ketë mundësi të marrë 10%-20% votave.
– Socialistët do kujdesen që zgjedhjet të jenë model dhe të mos kontestohen, por edhe të mos ketë tensione ku ata të mos jenë palë. Ata do përpiqen që Berisha, Basha dhe Meta të shqyejnë njëri-tjetrin.
Në fund të zgjedhjeve socialistët do bindin elektoratin, që vota këtej e tutje është e hedhur dëm nëse voton për tre çerek partitë e legenosura të opozitës bardh e blu.
Më datë 7 mars, ditën e mësuesit, Edi Rama do dalë para nxënësve politik dhe do thotë: “PS fitoi ndeshjen me stolin e rezervave përballë tre rivalëve të cilët kanë disa ndeshje që marrin karton të kuq, por s’ka burrë nëne apo bir k*rve që ti përjashtojë jashtë fushe”
Tre humbësit kronik do vazhdojnë dhunshëm të jenë në lojë, por këtë radhë nuk do akuzojnë Edi Ramën për masakër zgjedhore, por do fajësojnë njëri- tjetrin si bashkëpunëtorë të Ramës.
Në datë 8 mars gratë socialiste do hyjnë në 6 bashki, ndërsa gjysëm-gratë demokrate do përleshen buzë Lanës, kush do mbajë celsat e SHQUP si dikur kur çdo funeral apo xhenaze politikanësh organizohej në oborrin e saj.