Opinion

Kreshnik Spahiu: Pse Kosova e Albin Kurtit po i largohet çdo ditë Shqipërisë?

20 Gusht 2021, 17:53| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 17:54

  • Share

Shqipëria dhe Kosova s’kanë qenë kurrë më larg njëra-tjetrës sesa në regjimin e Albin Kurtit.

- Kosova ka qenë më pranë, në epokën e Mbretit Zog, i cili nuk u quajt Mbret i Shqipërisë por “Mbret i Shqiptrave”.

- Kosova ka qenë më pranë Shqipërisë gjatë qeverisjes Mustafa Krujës 1941-1943, ku zyrtarisht Kosova ju bashkua Shqipërisë duke u pranuar edhe nga Musolini dhe Hitleri

- Kosova ka qenë më pranë Enver Hoxhës i cili ndonëse nuk bëri asnjë sakrificë për bashkim por çuditrisht ishte idhull për çdo kosovar ku në çdo dasëm këndohej “Enver Hoxha tungjatjeta” apo ne Stadiume tifozët bërtisnin E-Ho, E-Ho, E-Ho.

- Kosova ka qenë më pranë në kohën e luftës kur liderët e UÇK dhe FARK u strehuan dhe u furnizuan me armë nga kryemninistrat Fatos Nano dhe Pandeli Majko

- Kosova ka qenë më pranë gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt apo Abdulla Hotit, ku dy qeveritë shqiptare takoheshin sistematikisht në Tiranë, Prishtinë, Prizren...

Kosova ka qenë gjithmonë më pranë Shqipërisë, krahasuar me shtetin aktual i cili ka vendosur të njëjtën distancë si me Serbinë.

Paaftësia e Kryeministrit Albin Kurti për dialog shfaqet në çdo tryezë.

- konflikt me amerkanët

- opozitë me Shqipërinë

- bojkot tryezës ballkanike

- mungesë dialogu me Serbinë

Qeveria Kurti do hyj në historinë e zezë të Shqipërisë për dy aspekte:

1- E para herë, që një qeveri shqiptare që zyrtarisht voton kundër një marrveshje amerkiane të nënshkruar në shtëpinë e Bardhë.

2- E para herë, që një qeveri e Prishtinës që kërkon rrëzimin e qeverisë së Tiranës.

Kurrë në histori Kosova nuk ka tentuar të rrëzoj pushtetin në Shqipëri.

Humbja e turpshme e zgjedhjeve të 25 Prill me 0.001% të votave në Shqipëri duhet ta reflektonte Vetëvendosjen e cila fatkeqsisht s’po mundet të tërhiqet nga ego dhe ambicja kundër Tiranës zyrtare.

- A ju kujtohet platforma dhe premtimet e Albin Kurtit për referendum per bashkim kombëtar?

- A ju kujtohet premtimi i Vetvendosjes per heqjen e flamurit verdh dhe blu dhe vendosje te flamurit kuqezi?

- A ju kujtohet premtimi per taksen 100% dhe mallrar e Serbisë?

- A ju kujtohet thirrja e Albinit kunder Shtepise se Bardhe, duke quajtur shtepia e gjelbërt?

Jam i sigurt që përgjigjia e tij dhe e disa tifozave psikopat mund të jetë:

“Vetvendosja e do bashkimi me Shqipërinë por jo me Edi Ramën.”

Pra Albini me pak fjalë do pushtetin dhe jo shtetin.

Per keto arsye Vetvendosja vazhdon luftën politike që të marr pushtetin ne Shqipëri dhe ende s’kërkon falje për gabimin e saj.

Harron se çfarë mund të ndodh, nëse Edi Rama dhe Partia Socialiste bëjnë të njëjtën gjë dhe garojne ne Kosovë per ta rrezuar Albinin nga pushteti.

Kjo pra është logjika e sëmure politike e Albin Kurtit ku: Kosova kërkon rrezimin e pushtetit në Shqipëri dhe më pas Shqiperia te çohet të rrëzoj regjimin e Albinit ne Kosove.

Ky ishte bashkimi qe na premtoi Albin Kurti, ego e sëmurë e të cilit e ka larguar Kosovën, një shekull larg nga Shqiperia.

Ahhh ndoshta ka pritur të vij në pushtet Berisha dhe prandaj është politikani i fundit që e ka takuar, kur gjithë bota e kish bojkotuar, por paska harruar Albin Kurti se kur Berisha ishte mbi kalë si kryeministër, e kishte shpallur Non-Grata Albin Kurtin në Shqipëri si marksistin e Ballkanit.

Albini përpara se të dojë malet dhe fushat e Shqipërisë, duhet të dojë popullin e saj dhe t’ja respektoj vullnetin që kanë votuar Edi Ramën 60% dhe Vetvendosjen 0.001%.

Në këto raste ke dy zgjedhje:

- tërheqjen

- bashkpunimin

Rruga e tretë: Pengesat dhe lufta, është mungesë karakteri dhe urrejtje kombëtare.

Albini e don Shqiperinë dhe Kosovën të bashkuar por me një kusht: Që ajo të shpallet komunë, nën flamurin e Vetvendosjes, në të kundërt është gati ta mos njoh juridikisht as si shtet SHQIPËRINË, njësoj si Serbinë.

O Zot i Madh mbaji mendjen se nuk është çudi që një ditë të lodhi aq shumë amerikanët, sa ata të ngrihen me gjithë bazat ushtarake dhe të largohen nga Kosova, njësoj si Afganistani dhe pastaj do ta shohim “patriotizmin” e atyre që thonë se:

“Pavarësinë nuk na e solli Amerika”.

Mos mendoni se Albini është mërzitur me Shqipërinë, për shkak të turistëve serb që pushuan në plazhet e Sarandës, sepse ai nuk është aq injorant sa mos ketë parë që:

- Amerika është plot me turistë Japonez.

- Izraeli plote turist gjerman.

- Berlini plot me turist rusë ........

Thjesht ky patriotizmi turistik është i njëjtë si tifozllëku artistik.

Pas këtij debati Kosova e Albinit, u largua edhe disa vite nga Shqipëria.

Gjithsesi një gjë është e sigurtë: “Albini shkon e vjen nga pushteti, por Kosova s’do e mohoj kurrë nënën Shqipëri.”

Komento

Komente

  • Arbëri: 21/08/2021 14:52

    Të jesh i verbuar nuk do thot se nuk ke sy…o të mjer

    Përgjigju
  • bashkimi: 20/08/2021 17:19

    saliu dhe albini jane agjent serb vetem miopet nuk e vrejne nje gje te tille meqen se saliu u konsumua po e zvendeson albhici

    Përgjigju
    • Te shiturit: 21/08/2021 10:28

      E keqja e Shqiperise dhe Kosoves eshte se keta miop dhe injorante jane me shumice. Prandaj arrin te fitoje zgjedje albini dhe sali krimineli me like hajdutin.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?