Sali Berisha

Kreshnik Spahiu: Të dhjerë deri në grykë por sovran ndaj Amerikës, Anglisë dhe perëndimit….

4 Maj 2023, 14:00| Përditesimi: 4 Maj 2023, 14:01

  • Share

33 vite pas përmbysjes komunizmit, fantazma e sovranitetit kundër gjithë planetit por rishfaqet sërish në Shqipëri. Djaloshi komunist i vitit 1968 Sali Berisha, besniku i partisë që militoi dhe u zgjodh 50 vjet më parë sekretar i PPSH në spitalet shqiptare, por rikthen kauzën e dikurshme, por ndryshe nga Enver Hoxha që shpalli sovranitet ndaj lindjes dhe perëndimit, kundër Rusisë dhe Amerikës, kundër Kinës dhe Europës nxënësi i tij Berisha ka shpallur teorinë e sovranitetit vetëm kundër perëndimit, Amerikës dhe Anglisë.

- Pasi shkatërroi të gjithë avionët MIG ushtarak dhe i shiti për skrap,

- Pasi shkatërroi gjithë sistemin hekurudhor në gjithë vendin,

- Pasi shkatërroi dhe shkriu gjithë flotën detare dhe nëndetëset,

- Pasi hapi gjithë depot e armëve dhe boshatisi çdo arkë me municion,

- Pasi hodhi në erë fabrikat e demontimit.

Njeriu që e la shtetin e tij pa avion, pa tanke, pa anije, pa nëndetëse, pa trena, pa helikopterë, pa raketa, është kujtuar ti kërkojë Amerikës që Shqipëria është vend sovran.

Sali Berisha i cili në 1997 largoi ambasadën amerikane mes plumbave dhe evakuimit me helikopter në Stadiumin Qemal Stafa dje deklaroi se pret që SHBA ti kërkoj atij falje.

Njeriu i cili e katandisi Shqipërinë në 1997 të ruhej me forcat paqeruajtëse të OKB nga lufta civile dhe rebelimi armatosur deklaron se Shqipëria është sovrane.

Berisha i kujton sovranitet Amerikës dhe Anglisë dy çlirimtarëve kryesor të shtetit dytë shqiptar që i dhuruan sovranitetin Kosovës atëherë kur Berisha dhe shpura e tij jo vetëm nuk gjuajtën asnjë pushkë për lirinë e Kosovës por ndihmonin Serbinë me naftë duke thyer embargon.

Për çfarë sovraniteti flet ky njeri kur sot Ukraina, Polonia, Rumania apo Moldavia, ndonëse 100 herë më të mëdha dhe të forta se Shqipëria do e kishin humbur sovranitetin për 24 orë nëse nuk do ishte në krahun e tyre SHBA dhe Anglia.

A e di ky i njeri që Gjermania e humbet sovranitetin për 1 javë nëse largohet Amerika dhe NATO me trupat e saj dhe Rusia pushton Europën. Teoria e sovranitetit ndaj Amerikës dhe Anglisë është antantat ndaj Shqipërisë dhe mision anti-kombëtarë.

Prandaj thirrja e të dërguarit amerikan për Ballkanin Escobar që mos votoni Berishën dhe Metën, nuk është ndërhyrje në sovranitetin e një kombi por mbrojtje patriotike e integritetit të partnerit historik dhe strategjik që ka Shqipëria dhe Kosova. Por Berisha nuk kërkon sovranitet nga naiviteti, por sepse e ka mision anti-amerikan nga ata që financuan prej vitesh partinë e tij për destabilizimin e Shqipërisë dhe Ballkanit.

Nëse do ishte i ndjeri Konica gjallë do shkruante:

“Të dhjerë por sovran”

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?