TIRANË- Nga e hëna Partia Demokratike do të nisë me propozimin e emrave konkretë që do të garojnë nën siglën blu në Qarkun e Lezhës. Këtë e konfirmon në një intervistë për Report Tv, i deleguari i të djathtëve në këtë qark, Belind Këlliçi.
“Emra konkretë kandidatësh të propozuar në këtë pikë ku jemi nuk ka ende. Ne kemi përmbyllur të gjitha takimet prezantuese të udhëzimit. Nga e hëna do të vijojmë me 39 takime në cdo grupseksion të PD për propozimet e kandidatëve", tha Këlliçi.
Nëse në qëndrimin e tyre, shumë figura të selisë blu, i kanë mbyllur dyert të larguarve, Këlliçi ka një tjetër këndvështrim. Ai thotë se Partia Demokratike nuk duhet të harrojë historinë, ndërkohë që vlerëson edhe marrjen e përgjegjësisë si drejtues i Fushatës nga Alfred Rushaj.
"Për mua është lajm shumë i mirë rikthimi i çdo demokrati që ka kontribuar për këtë parti. Nga themelues, drejtues kryesor gjatë qeverisjes, por edhe opozitës së Partisë Demokratike, por edhe cdo demokrati që ka dhënë kontribut qoftë edhe një ditë në këtë forcë politike. Edhe për zotin Rushaj nuk do ta quaja një rikthim, pasi ai ka qenë pjesë e PD, por një marrje përgjegjësish që profilit të tij i takojnë për t’i marrë", u shpreh ai.
U la jashtë listave të 2017 nga kryedemokrati Basha, por kreu i Forumit Rinor në Partinë Demokratike e sheh si një risi që do t'i japë mundësinë e përfaqësimit më shumë të rinjve udhëzimin e ri. Belind Këlliçi thotë se për këtë arsye edhe struktura rinore e PD do të ketë një riformatim.
"Një tjetër risi e këtij viti është përfaqësimi i të rinjve që për herë të parë përcaktohet nga udhëzimi i Partisë Demokratike. Pra, numri total i kandidatëve për deputetë nuk mund të jetë më pak se 10%. Kjo do të thotë se të paktën 14 kandidatë do të vijnë nga të rinjtë. Në ditët në vijim do të njiheni edhe me një udhëzim të brendshëm për riorganizimin në tërësi të FRPD”, përfundon Këlliçi për Report Tv.
Një plan të mirëdetajuar, premton edhe për të rinjtë, për të cilët thotë se duhet të harrojnë mundësinë e largimit nga Shqipëria.
Prape ky me FRPD edhe pasi Basha e la jashte listave per deputet? Hallall, ose shume idealist, ose shume optimist.
PërgjigjuPo cfar rinie leshi njesoj kriminel e hajdut
PërgjigjuU be i gjalle ky gernetaxhiu i pd leshelis qe me trupat e mamurrasit me uniforma kafe dogji bunkerin ne Tirane nen bekimin e spiunit te sigurimit te shtetit Besim Ndregjoni.
Përgjigju