Kreu i Policisë së Çekisë takim me Drejtorin Ardi Veliu

Kronikë

Marrëveshja nuk u zbatua nga pandemia, nisin patrullimet e policisë çeke në Shqipëri gjatë sezonit turistik

10 Qershor 2021, 11:26| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 11:39

  • Share

TIRANË- Këtë sezon turistik në terren do të ketë policë çekë në patrullim përgjatë këtij sezoni turistik. Marrëveshja u arrit një vit më parë, por nuk u implementua për shkak të pandemisë. Tashmw që situata është lehtësuar, është bërë e mundur zbatimi i kësaj marrëveshje.

Për këtë, Presidenti i Policisë çeke Gjeneral Major Jan Svejdar, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të policisë çeke zhvilloi një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Gjatë vizitës, Presidenti i Policisë Çeke ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Çekisë në Shqipëri Jaroslav Ludva dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë Çeke Adriatik Shino.

Veliu dhe Svejdarkanë vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin mes policive të dy vendeve dhe janë shprehur optimistë që marrëveshja e bashkëpunimit për patrullimet e përbashkëta mes dy vendeve të vihet në zbatim sa më shpejt.  Veliu ka falënderuar ambasadorin dhe oficerin e kontaktit për kontributin në forcimin e bashkëpunimit mes dy policive.

“Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe eksperiencave është shtrirë në disa fusha, qoftë mes drejtorive kundër narkotikëve, në fushën e sigurisë rrugore dhe në drejtime të tjera, por pavarësisht këtij niveli bashkëpunimi duhet të punojmë që ta forcojmë më tej. Një rast shumë i mirë bashkëpunimi është dakordësia dhe gatishmëria për nënshkrimin e marrëveshjes  për patrullimet e përbashkëta gjatë sezonit turistik që nisëm që vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë u pengua implementimi i saj. Shpresojmë që me përmirësimin e situatës kjo marrëveshje të jetëzohet. Ky është një rast i mirë që kolegët e të dy vendeve të shkëmbejnë eksperiencat dhe të mësojnë nga njëri-tjetri”, – tha Veliu.  

Svejdar u shpreh se bashkëpunimi i deritanishëm mes policive të dy vendeve do të thellohet akoma më shumë në vijim. Ai nënvizoi se Policia çeke do vijojë t’i ofrojë Policisë shqiptare ndihmën dhe eksperiencën e tyre. Svejdar ka siguruar Drejtor Veliun se punonjësit e Policisë çeke që do vijnë të patrullojnë në Shqipëri, do të jenë të pajisur me pajisjet me të mira që disponon Policia çeke.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?