Një aktivitet për luftën 30 vjeçare kundër mafias është organizuar në Bari, ku ka marrë pjesë edhe kreu i SPAK, Arben Kraja. Në fjalën e tij Kraja është përqendruar në grupet kriminale shqiptare. Kraja ngritur shqetësimin se paratë e pista pengojnë zhvillimin e vendit. SPAK sipas tij po zhvillon hetime me gjermaninë dhe spanjën ndërsa krimi shqiptar është shtrirë deri në Amerikën e Jugut.
"Krimi shqiptar është i shtrirë jo vetëm në Evropë por deri në Amerikën e Jugut. Kemi vendosur kontakte me gjithë homologët në rajon dhe më gjerë. Kemi 10 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë. Skuadra hetimore edhe me shtete të tjera, Gjermaninë dhe Spanjën. Edhe pse aktiviteti kriminal mund të zhvillohet jashtë Shqipërisë, pasojat vijnë edhe në Shqipëri. Transferimi i parave nga aktiviteti kriminal bëhet në Shqipëri. Janë para që përdoren për të dëmtuar zhvillimin e lirë. Përdoren për të korruptuar sistemin dhe për të rritur më tej aktivitetin kriminal. Në Shqipëri shohim shpesh vrasje mes grupeve kriminale për aktivitete që kanë kryer jashtë Shqipërisë. Në situatë të tillë është e domosdoshme bashkëpunimi me çdo strukturë jashtë ”, tha Kraja.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben tregoi para prokurorëve italianë edhe rastin e hetimit të tentativës për të pastruar 18 mln euro ku i përfshirë në Shqipëri rezultoi biznesmeni Rezart Taçi i cili vijon të jetë në arrati.
“Morëm një informacion për një transfertë parash nga Zvicra në Shqipëri nga një shtetas Italian në korrik të vitit të kaluar. Pasi bëmë verifikime rezultoi se ishte një person i përfshirë në krimin e organizuar dhe mafian italiane. Pasi shkëmbyem informacionin me kolegët Italian nisën 2 hetime, një në Palermo dhe një në SPAK. Pas 3 muajsh hetime , në një ditë 3 persona u arrestuan në Itali dhe 3 në Shqipëri për pastrim parash në kuadër të grupit kriminal. Sekuestruam 18 mln euro në një bankë në Shqipëri që ishin të ardhura nga aktiviteti kriminal i mafias siciliane”, tha ndër të tjera Kraja.