Krifca te ‘Ekonomia’: Buxheti për bujqësinë 12% më i lartë se viti 2022! Braçe: Si do vihet taksë për tokën djerrë pa të dhëna?

8 Nëntor 2022, 13:46| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 15:32

  • Share

Buxheti i parashikuar për Bujqësinë në vitin 2023 është 14.2 miliardë lekë, 12% më shumë se në vitin 2022,  ku 8.7 miliardë lekë janë për bujqësinë. Peshkimi dhe siguria ushqimore, mbeten prioritet.

“Nga 2006 në vitin 2013 vetëm 14.9% e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë u alokohej fermerëve. Nga 2014 në 2022 nga buxheti i Ministrisë për fermerin jepej 40.5% e buxhetit. Në 2023, është 55.1% për fermerët. Do rritim kapacitet ankoruese në portin e Durrësit. Objektiv rritja e prodhimit të produkteve peshkore nga 10-20% dhe eksportet në masën 60-70%.  Reformohet ISUV, ku do ketë dhe rritje pagash”, tha Krifca.

Për deputetët e Komisionit të Ekonomisë, shqetësim mbetet saktësia e të dhënave. Braçe tha se pa këto s’mund të flasim për iniciativën e qeverisë për vendosjen e taksës për tokat dierrë.

“Kam dëgjuar një iniciativë lidhur me tokën e papunuar dhe natyrisht nëse shkohet në iniciativë ligjore pa të dhëna konkrete, sipërfaqja e tokës së punueshme është dinamike, është sipas ciklit të prodhimit, sipas stinëve dhe sipas nevojës dhe duhet të jetë dinamik e një pune të përditshme”, tha Braçe.

Skemat e TVSH mbi fermerin, ishte një tjetër pikë e debatuar.

“Në hyrje 20% TVSH dhe në dalje 20% TVSH dhe nuk humb asnjë qindarkë. E njëjta gjë vlen për qumështin dhe bulmetin. E dini pse ka qumësht pluhur me tepër, e hirre më tepër, pasi duan të ekuilibrojnë humbjet”, tha Braçe.

“Është bërë një analizë për efektin e paketës fiskale, ato para që u hoqën nga rimbursimi me TVSH, ju vunë fermerëve përmes skemës kombëtare të mbështetjes 4.9 mld lekë, skema më e madhe ndonjëherë, 2.5 herë se viti më i lartë i mbështetjes së drejt për drejt. Sipërfaqe prodhimi sot është 1.5% më shumë se në vitin 2021, 18.5% më shumë eskporte”, i përgjigjet Krifca.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca mbylli fjalën e duke theksuar se Mbështetja në total për bujqësinë ishte 7.1 mld lekë në 2021, në 2023 me vlerë 7.2 mld lekë.

“Në vlerë totale eksportet janë 328.4 mln euro nga janari në shtator 2022, blegtoria 2.2 mln lekë, 43.7 mln lekë peshkimi, bujqësia 140 mln lekë dhe agroindustria 142.5 mln lekë”, tha Krifca.

Krifca pranoi se ka një problem me forcën punëtore. Objektivi mbetet 1 mld eksporte bujqësore në vitin 2030.

Ora 15:29
Krifca tek ‘Ekonomia’: Buxheti për bujqësinë do të jetë 14.2 mld lekë, 12% më shumë se në vitin 2022

1667908807_hs.JPG

Ministrja e Bujqësisë ka prezantuar projektbuxhetin për Bujqësinë për vitin 2023. Në fjalën e saj ministrja theksoi se buxheti do të jetë 14.2 miliardë lekë, 12% më shumë se në vitin 2022. Sipas ministres 8.7 miliardë lekë do të jenë mbështetje për bujqësinë.

Fjala e plotë:

-Krifca: Pr/Buxheti 2023 është planifikuar në total 14.2 miliardë lekë, 12% më shumë se buxheti fillestar i parashikuar në vitin 2022. Përmes këtij buxheti mbështetet zhvillimi qëndrueshëm i bujqësisë, peshkimit, ekonomisë blu, sigurinë ushqimore, kapacitetet administrative dhe institucionale.

Ne këto politika realizojmë përmes 7 programeve buxhetore.  Bujqësia dhe Zhvillimit Rural është dhe programi më i madh me 8.7 mld lekë. Me këtë program këtë janë vënë fondet më të larta për të financuar bujqësia dhe zhvillimit rural. Janë 7.2 mld lekë në mbështetje të bujqësisë, ku përkatësisht 3.3 mld lekë në mbështetje të drejt për drejt, 1.98 mld lekë për masat mbështetëse për skemën kombëtare, 1.33 mld lekë për naftën falas për bujqësinë dhe 3.9 mld lekë do të mundësohen nga programi IPARD. Skema kombëtare e mbështetjes së fermerëve do të ketë në fokus padyshim një mori sektorësh, siç janë bujqësia, blegtoria, zvogëlimi I kostove të prodhimit për shkak të rritjes së çmimit të imputeve bujqësore dhe naftës. Do kërkojë një ruajtje të qëndrueshmërisë së sektorit, si në sigurinë ushqimore, ashtu edhe për mbështetje të eksporteve. Skema për naftën falas, për bujqësinë do vijoj të uli kostot e prodhimit për fermerët.

Buxheti që do të shërbej për nxitjen e investimeve në fermë, për blerje pajisjesh e makinerish, diversifikimin e të biznesit të fermave, përpunim të produkteve bujqësore e blegtorale dhe për të ndikuar realisht, thellësisht në për-afrimin e standardeve të BE në fermë apo agropërpunim, si parakusht për integrimin në BE.

Mbështetja për zhvillimin e sektorit të agropërpunimit, duke financuar programe dhe aktivitete për të promovuar produkte shqiptare në bujqësi, blegtorie, agropërpunim, certifikimin e tyre, regjistrimin e 12 000 njësive të reja të vreshtit dhe lulishteve në kadastrat, punë që ka nisur.  Kemi dhe projektet e digjitalizimit, që kanë nisur si kantiere.

Raporti i fundit për Shqipërinë nga Komisionit Europian ka vlerësuar përparimin e bërë në bujqësi e zhvillim rural, veçanërisht për krijimin e regjistrit të fermës. Strukturat tona sot, vijojnë të punojnë për pasurimin e këtij regjistri, ku deri më sot kemi të autorizuara 100 749 ferma me kod unik, nga të cilat me NIPT janë 77 000 të verifikuara. Për herët ë parë dhe subvencionet direkte janë të lidhura dhe me përditësimin e të dhënave që çdo fermerë ka me këtë regjistër fermash.

Aktualisht regjistrohen aktivitete që ushtron secila fermë, lista e parcelave, listën e mekanizmësbujqësore, listën e përfitimeve të ndryshme nga skemat e mbështetjes ndër vite. Kjo jep një pasyrë reale të ecurisë së fermës.

Në programin e dytë, siguria ushqimore, në vitin 2023 do kemi mbështetje me 2.2 mld lekë. Këtë vit kemi krijuar strukturën në nivel qendror, sipas rekomandimit të BE. Mundëm të krijojmë zinxhirit të komandës mes qendrës dhe institucioneve ligjzbatuese në terren. Në 2023 do të mbështesim reformim të ISUV (instituti i sigurisë ushqimore dhe veterinare, si laborator i vetëm i referencës kombëtare për analizat ushqimore e veterinare. Jo vetëm për fuqizimin e rrjetit të laboratorëve, por dhe rritje të nivelit të pagave për stafin me një fond shtesë përtej rritjes, që përfiton administrata publike me 30 mln lekë. Kemi një ulje të buxhetit për sigurinë ushqimore me vlerë 5% nga buxheti fillestar i parashikuar në vitin 2022. Kjo për shkak se në investimet e huaja kemi ulje të konsiderueshme, pasi mbyllet një program i sigurisë ushqimore. Ulja është momentale, pasi në vitin 2023, nis një program i ri me BB për sigurinë ushqimore, ku një nënkomponent është fuqizimi i laboratorëve të ISUV dhe AKU dhe përmirësimi i pikave të kontrollit kufitar. Siguria ushqimore mbetet prioritet. Matrikullimi falas, vaksinimet do vijojnë sipas programeve të miratuara nga Ministria e Bujqësisë. DO të sigurojmë efektivitet kontrolli.

Frekuencat e cilësia e kontrollit prioritet, rritja e kësaj cilësie të kontrollit për produktet shtazore, duke ndjekur çdo hap. Kemi veterinarët tanë tek të gjitha thertoret e certifikuara.

Viti 2022 po mbyllet me akreditimin e analizave të mbetjeve të 430 pesticideve të produkteve me origjinë bimore, kusht i domosdoshëm për produktet bujqësore dhe për eksportet. Gjatë 2023 do kryhen 12 validime metodash, dhe kjo do të jetë sfidë për akreditimin e këtyre metodave, duke çuar shifrën në total 118 metoda të validuara për ISUV-in.

Programi i tretë, është menaxhimi  të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit me mbështetje buxhetore prej 2.1 mld lekë. Është rreth 23% më shumë se buxheti i vitit 2022. Ka në fokus rehabilititimin e kanaleve ujitëse me një fond prej 328 mln lekë, investime në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja me një fond prej 673 mln lekë. Investim për rehabilitim hidrovoresh me fond 108 mln lekë. Mirëmbajtje të rrjetit të ujitjes dhe kullimit të hidrovorëve me fond prej 630 mln lekë.  Investime 46 objekte të parashikuar të infrastrukturës së ujitjes, 24 janë në vijim, punë të nisura më herët, që do finalizohen. Në ujitje përmirësohet infrastruktura në 12 000 hektarë, siç janë Peqini, Kavaja, Mati, Lezhë, Shkodër, Mirditë, si dhe në Gjanc të Korçës dhe në Elbasan. Mbrojtje nga përmbytja, 22 km infrastrukturë në zonat bujqësore, të ekspozuara në zonat lumore, siç janë lumenjtë Vjosa, Buna, Osum, Shkumbin, Devoll dhe përroi Tarinit në Gjirokastër.

Në hidrovore, përfundon rikonstruksioni i plotë i hidrovorit në fushën e Akërnizë, 4 600 hektarë tokë. Aty përfshihet dhe ndërtimi aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Kemi rritur fondet e shpenzimeve operative për të bërë të mundur të rritjen e efikasitetit të drejtorive të ujitjeve dhe kullimit dhe mirëmbajtjen e 27 hidrovoreve.

Në këtë sektor kemi punuar me shumë dedikim për të ndërtuar disa projekte të reja, me financimet e huaja, që s’janë pjesë e buxhetit. Kështu me ndihmën e Bankës “Western Balkan investiment frameëork, me një grant prej 2.7 milionë dollarëshe po relizohet studimi fizibiliteti për mbrojtjen nga përmbytja në lumenjtë Ishëm, Vjosë, Erezen, Shkumbi, Seman. Më pas do kalohet tek zbatimi dhe realizimit në ndërhyrjet prioritare. Me 1.6 mld dollar, do të kryhet studimi i parafizibilitetit për 630 diga. Në funksion të gjetjeve do hartohet fizibiliteti dhe kryerjes së punës civile për rehabilitimin e digave për ujitje.

Një projekt i ri me BB, që pritet të bëhet efektiv që në mes të 2023. Investime në infrastrukturë dhe ujitje. Pritet investim në Janjar dhe Mursisë. Ujitja me presion deri tek kanalet sekondare në Konispol, pra fushën e Mursisë.

Programi 4, peshkimi. Kemi në fokus zhvillimin e qëndrueshëm të peshkimit të akuakulturës. Buxheti i planifikuar do sigurojë shtim  të kapaciteteve ankoruese në portin e Durrësit. Investim i nisur prej këtij viti. Kërkesë e kahershme e peshkatarëve. Ndërtim të tregjeve të reja të produkteve peshkore, duke rritur dhe formalizimin. Rritje e prodhimit të produkteve peshkore nga 10-20% dhe eksportet në masën 60-70%.

Programi V është ai Këshillimi dhe informacioni bujqësor, 491 mln lekë, ku parashikohen disa ndërhyrje. Ofrim i Kartave dhe paketa teknologjike të rëndësishme për fermerët, që i aplikojnë. Numërohen rreth 71% përdorues tanimë.  Procesi informimit nga ku përfitojnë 231 000 fermerë përfitues. Trajnim të specialistëve, asistim për fermerët që aplikojnë për skemat mbështetjes.

Programi 6, menaxhimi i qëndrueshëm i tokës bujqësore, 25 mln lekë mbështetje synon mbështetjen e prodhimit të bazës së të dhënave për tokat bujqësore, rreziqet nga erozioni, procese të nisura gjatë këtij viti.

Programi 7: Planifikimi dhe Administrimi buxhet 408 mln lekë, mbështetje administrative me produkt kryesor përafrimin e politikave të Ministrisë së Bujqësisë me BE.

Ky është një buxhet, që normalisht jo i mjaftueshëm, por më i madhi i vendosur  për këtë ministri. Nxit zhvillimin dhe qëndrueshmërinë dhe fokus ka tek eksportet.

Ora 12:57
Taksë për tokën e lënë djerrë, Braçe debat me Krifcën te 'Ekonomia': Si shkoni në një iniciativë ligjore pa të dhëna, sa sipërfaqe është lënë pa punuar?

Në Komisionin e Ekonomisë deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i ka drejtuar 10 pyetje ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës.

-Sa është sipërfaqja me tokë të punuar gjatë këtij viti? Sa është sipërfaqja me tokë të papunuar gjatë këtij viti? -Sa është prodhimi bujqësor në sasi dhe vlerë, sa është prodhimi blegtoral në sasi dhe vlerë dhe sa është prodhimi nga sektori i peshkimit në sasi dhe vlerë? -Sa janë eksportet në sasi e vlerë, të paktën për 9-mujorin e këtij viti. Eksportet bujqësore, blegtorale dhe nga prodhimi prej peshkimit, të gjitha në sasi e vlerë?

-Niveli i përpunimit të prodhimeve bujqësore në sasi e vlerë? Prodhimeve blegtorale në sasi dhe vlerë? Përpunimi pra? -Sa është nevoja referuar dhe këtij viti për ujitje, në sasi uji, ndërkohë, sa është kapaciteti sot në metër kub që ne kemi për ujitje? -Sa është buxheti për mbështetje të drejtë buxhetore për bujqit në 2022 dhe po prap në vitin 2023. Referuar shifrave që u dhanë këtu, sa është mbështetja për fermë që ne paguajmë në 2022, mesatarisht dhe sa do jetë kjo për vitin 2023

-Sa është vlera e paguar për naftën deri tani, në 2022 dhe sa do të jetë vlera që ne do të paguajmë për naftën gjatë 2023-it. -Sa të punësuar me pagesë, ditore, javore, mujore, ka sot në bujqësi, blegtorie, peshkim, e përpunim? -Sa është e ardhura mesatare e një punëtori sot në bujqësi, blegori e peshkim e përpunim? -A ka bujq apo zotërues fermash, që janë debitor kundrejt ministrisë së bujqësisë? Nëse po, sa është vlera?

Ministrja Krifca iu përgjigj se të gjitha të dhënat e kërkuara do t'i vihen në dispozicion brenda këtij viti. 

Të dhënat që kërkon Braçe do ja u vëmë në dispozicion brenda vitit 2022 -Mbështetja në total 7.1 mld lekë në 2021, në 2023 7.2 mld lekë. Pra me rritje të lehtë. Eksportet: Në vlerë totale janë 328.4 mln euro nga janari në shtator 2022, blegtoria 2.2 mln lekë, 43.7 mln lekë peshkimi, bujqësia 140 mln lekë dhe agroindustria 142.5 mln lekë.

Braçe komentoi edhe paraljmërimin e kryeministrit Edi Rama se do fermerëve që lënë tokat djerrë do t'u vendoset taksë e jashtëzakonshme. Braçe sërish ngriti pyetje, duke thënë se si mund të shkohet në një inciativë ligjore pa pasur të dhëna se sa është sipërfaqja e tokës që është lënë djerrë. 

'Besoj se përgjigjet e pyetjeve që kërkova do pasqyronin angazhimin e Ministrisë dhe institucioneve të tjera… Pyeta për sa tokë punohet sot në Shqipëri dhe sa tokë nuk punohet sot në Shqipëri? Pasi ka dëgjuar një iniciativë lidhur me tokën e papunuar dhe natyrisht nëse shkohet në iniciativë ligjore pa të dhëna konkrete, sipërfaqja e tokës së punueshme është dinamike, është sipas ciklit të prodhimit, sipas stinëve dhe sipas nevojës dhe duhet të jetë dinamikë e një pune të përditshme. Pyeta për prodhimin bujqësor, e blegtoral, peshkimit, pasi lidhet dhe me nevojën e konsumit brenda vendit, sidomos kur çmimet për mishin dhe peshkun brenda kanë një peshë të konsiderueshme në inflacionin që të gjithë qytetarët shqiptarë po paguajnë. Pyeta për eksportet, bujqësore, blegtorale, peshkimi e agro përpunimi, pasi është një kontribut i jashtëzakonshëm për tregtinë e jashtme. SA kohë që çmimet në të gjitha tregjet janë rritur, pse të mos marrim dhe ne një pjesë të të ardhurave nga këto çmime të rritura.'- tha Braçe. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?