“Arctic Bath”

Krijohet hoteli lundrues në Suedi në mes të ujit të akullt (FOTO)

5 Shkurt 2020, 17:09| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 17:10

  • Share

Në Suedi ndodhet një hotel super luksoz lundrues me një formë shumë të çuditshme në mes të lumit të ngrirë.

“Arctic Bath”, i rrethuar nga uji i ngrirë është një magji e vërtetë, ku çdokush do të preferonte të kalonte disa ditë.

Sipas CNN, pjesa kryesore e tij është një strukturë rrethore në lumin “Lule”, vend në cilin arrihet vetëm përmes një vendkalimi prej druri.

Në mes të kësaj ndërtese lundruese është një banjë gjigande me akull, e krijuar pikërisht për njerëzit që duan të guxojnë me të ftohtin.

Pjesa tjetër e ndërtesës është e përbërë nga sauna dhe banjo.

12 dhomat e hotelit janë të vendosura rreth bregut të lumit, ku përmes dritareve të xhamit, mundësohet një pamje shumë relaksuese.

Vendi është krijuar nga arkitektët Bertil Harström dhe Johan Kauppi, 

Gjatë muajve të dimrit, Dritat Veriore ndriçojnë qiellin lart, duke krijuar një pamje të mrekullueshme.

Ekipi i “Arctic Bath” është gjithashtu i prirur të ngrejë hendekun midis turistëve dhe vendasve që jetojnë në fshatin Harads dhe të ftuarit do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth kulturës lokale Sámi duke vizituar vendin.

Krijohet hoteli lundrues në Suedi në mes të ujit të akullt
40/10
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?