Armët që iu sekuestruan babë e bir

Kronikë

70 rrënjë kanabis në 'shtëpinë e barit' në Kashar, të pajisur me llamba me vlerë 10 mijë euro copa, lihen në burg babë e bir

24 Gusht 2021, 14:29| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 14:34

  • Share

Fatmir dhe Hamdi Sulaj, babë e bir të arrestuar më datë 21 Gusht në kuadër të operacionit "Kashari", janë lënë në burg nga Gjykata Penale e Tiranës pas sekuestrimit të rrënjëve të kanabis sativa më "shtëpinë e barit" që kishin krijuar.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës citohet se në banesën e tyre private në Kashar u zbulua një ambient i improvizuar për kultivimin e kanabisit, në formën e një sere. Në banesën e tyre janë zbuluar 70 rrënjë kanabis, me gjatësi rreth 2 metra, ndërsa pritej që brenda pak ditësh të kryhej vjelja përfundimtare. Lënda narkotike ishte mbjell në mes të perimeve të tjera që ishin në serë, si domate, speca e të tjera. Ambienti ishte pajisur me dy llampa ngrohjeje, të cilat sipas dosjes së organit të akuzës kapin vlerën e 10 mijë euro për copë. Babë e bir janë vënë në pranga pas marrjes së informacioneve nga policia e kryeqytetit, e cila i ka mbajtur në vëzhgim për një periudhë kohe.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike.

Prokuroria i akuzon Fatmir e Hamdi Sulajn, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim. Ata do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve më pas do jetë gjykata që do shprehet për dënimin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?