Viktima dhe autorja e krimit makabër

Krim makabër në Serbi/ Nuk pranoi fëmijët nga martesa e saj e parë, 46-vjeçarja vret burrin! I copëton trupin me sharrë elektrike dhe gatuan organet e tij të brendshme

31 Maj 2022, 10:34| Përditesimi: 31 Maj 2022, 10:43

  • Share

Një krim makabër ndodhi 15 ditë më parë në qytetin serb të Srenjanjinit, ku një 46-vjeçare vrau burrin e saj, e preu me sharrë elektrike duke ia bërë trupin copa copa dhe më pas gatoi organet e brendshme.

Viktima ishte katër vite më i vogël se autorja e arrestuar. Policia mbërriti në vendin e krimit që ishte mbuluar me gjak. E përditshmja serbe Blic nxori detaje të reja duke zbuluar se një një grua arriti të vriste burrin e saj trupmadh dhe t’i gatuante organet e brendshme.

Veshkat, zemra, organi gjenital, madje edhe e gjithë këmba e viktimës ishin gatuar, thanë dëshmitarët që zgjodhën të qëndronin anonimë. Fqinjët thanë për mediat lokale se ishin të befasuar nga vrasja brutale, duke thënë se 46-vjeçarja nuk ka sjellë asnjëherë probleme në zonë, shkruajnë mediat e huaja.

Ende janë të paqarta motivet e krimit ndërsa po hetohen nga autoritetet. Ish-bashkëshorti i 46-vjeçares vlerëson se reagimi i saj i dhunshëm është ndoshta për faktin se viktima nuk donte në shtëpi dy fëmijët e saj, nga martesa e parë, të cilët i donte shumë.

Dy fëmijët e mitur u dërguan tek babai i tyre, ndërsa po monitorohen nga ekspertët për mbështetje psikologjike.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?