Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama

Krimet serbe në Ballkan, Berisha, Meta, Rama dhe Shqipëria

15 Maj 2022, 13:50| Përditesimi: 15 Maj 2022, 13:58

  • Share

Krimet që ushtria serbe ka kryer ndaj civilëve të pafajshëm musliman në Bosnjë-Hercegovinë, mbeten një plagë ende e freskët për popullatën atje, Serbinë, BE, Kosovën e Shqipërinë. Ndonëse ka pak arkivë për qëndrimin zyrtare në akte konkrete të politikës shqiptare, arkiva e atyre viteve tregon shumë.

Rregjimi Presidencial i Shqipërisë “demokratike” me në krye Sali Berishën 1991-1997, i dha një dorë shumë të mirë ushtrisë serbe, duke lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë gjakatare të Slobodan Milosheviçit, pjesë e qeverisë së atëhershme ishte dhe vetë presidentin aktual serb Aleksandër Vuçiç. Berisha në atëkohë presidenti me dorën dhe grushtin e hekurt, e ka pranuar  me këmbëngulje disa herë këtë shkelje të hapur të embargos.

Me bindjen e drejtë se tezat nacionaliste në Shqipëri tërheqin pak ose aspak elektorat, shqiptarët kanë qasje liberale ndaj rajonit.

Atëherë përse, zoti Berisha e hodhi në tregun politik një ‘rezolutë-ide’ në këtë moment? Zgjedhje afatshkurtër nuk ka.  Në 8 vite në krye të vendit mund të miratonte me qindra rezoluta të tilla. Treg elektoral nuk ka, atëherë përse? Në mendimin tim Berisha e kapi ‘gafil’ mazhorancën, dhe kjo ka qenë edhe qëllimi i tij kryesor, të dëmtoj sado pak imazhin e qeverisë. Ja doli ose nuk mund të them për sa kohë impakti në vend është i pakët, por Berisha me zhurmën e krijuar ja arriti që ndryshojë axhendën e debatit politik, duke krijuar një stuhi në gotë qoftë për disa orë.

Të mësuar me një opozitë të qetë pa goditje nën brez si ajo e Lulzim Bashës, mazhoranca u kap e pa përgatitur përballë një ‘agresioni’ patriotik, në kompleks edhe me qeverinë e Kosovës për raportin e qëndrueshëm politik me palën serbe. Socialistët dhe vetë zoti Rama, duhet të jenë më argumentues ndaj rrëzimit të nismave të tilla që edhe pse mund të duken si kurtheve politiko-mediatike japin një perceptim jashtë kufijve se Shqipëria është e dyzuar në lidhje me të kaluarën problematike të rajonit. 

Por kjo do të jetë edhe beteja kryesore mes mazhorancës dhe opozitës, mazhoranca ka për detyrë jo të mbrojë veten, pasi për qytetarët nuk ka vlerë, por të mbroj imazhin e vendit. Ky është një sinjal i fortë se me rikthimin edhe të Ilir Metës, opozita do të rikthehet te skema e nxjerrjes së vendit jashtë e brenda. Opozitë e ‘fortë’ që nuk ka rëndësi çfarë pasojash shkakton për vendin, mjafton që qeveria të dalë më keq se çfarë është. Por duke harruar se në sytë e të huajve është qeveria e Shqipërisë dhe jo e majtë apo djathtë. Një impuls të parë i fortë që mazhoranca në këtë mandate të 3-të duhet të japë më shumë në argumentet e saj kundërshtuese apo justifikuese se sa vetëm Berisha është non grata. Mandati i tretë edhe pa Berishën dhe Metën do të ishte një rrugë me shumë kthesa dhe gropa, por me rikthimin e tyre asgjë nuk do jetë normale apo e qetë në politikë. Do të jetë mirë apo keq, mbetet për tu parë në zgjedhjet që vijnë e në vijim, deri atëherë palët mirë do të ishte të bënin mirë detyrat e shtëpisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?