Krimet zgjedhore/ Arta Marku firmos udhëzimin: Të gjithë prokurorët në gatishmëri (DOKUMENTI)

25 Qershor 2019, 10:37| Përditesimi: 25 Qershor 2019, 16:41

  • Share

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim për tu zbatuar nga të gjithë drejtuesit e prokurorive, sa i përket periudhës para dhe pas zgjedhore kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga gara elektorale e 30 qershorit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj në 61 bashki.

Në një udhëzim të cilin Report Tv e disponon, që në fillim sqarohet se qëllimi i tij është verifikimi i integritetit të kandidatëve ashtu edhe ndjekja penale ndaj autorëve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve apo që cënojnë procesin zgjedhor.

Përmes këtij udhëzimi, Marku i lë detyrë drejtuesve të prokurorive që të nxjerrin në gatishmëri prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore nga ora 7 e mëngjesit deri në 10 të darkës. Por edhe pas orës 22:00 personeli i gatishmërisë do të komunikojë me sallën operative të policisë.

"Prokuroria autorizon menjëherë metodat speciale të hetimit ku përfshihen përgjimi dhe po ashtu ndjekia në terren për të parandaluar apo dokumentuat këtë krim", thuhet në udhëzimin e Markut.

Në këtë udhëzim është parashikuar dhe informimi i publikut në kohë reale për krimet që konstatohet si dhe personat e përfshirë në veprimtarin që cënojnë zgjedhjet, informim i cili do të kryhet nëpërmjet koordinatorit për mediat.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?