Foto ilustruese

Kriminelët shqiptarë strehohen në Dubai, Ministria e Drejtësisë propozim Emirateve të Bashkuara Arabe për ekstradim në atdhe

21 Shtator 2023, 11:37| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 13:30

  • Share

TIRANË- Ministria e Drejtësisë dorëzon 3 draft marrëveshje Ministrisë së Jashtme për t’ia përcjellë Emirateve të Bashkuara Arabe që lidhen me ekstradimet. Qëllimi i tyre është ekstradimi i të dënuarve dhe personave në kërkim që strehohen në këtë shtet, me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje.

Gjithashtu në draft parashikohen edhe bashkëpunime në fusha të tjera penale. Nga ana tjetër burimet janë të rezervuara për të dhënë detaje rreth emrave konkret për të cilët kërkohen ekstradimet për llogari të drejtësisë shqiptare.

Pas kësaj faze, pritet edhe një qëndrim nga Emiratet e Bashkuara Arabe lidhur me kërkesën e bërë nga Shqipëria. Kujtojmë se disa ditë më parë, Shqipëria u vizitua nga zyrtarë të nivelit të lartë të qeverisë së Emirateve, ku është diskutuar lidhur me fushat e bashkëpunimit që mund të krijohen.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?