Humbja dramatike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ka krijuar me shpejtësi një grup të ri kundërshtar në Partinë Demokratike kundër Lulzim Bashës. Grupi i ri që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës pas gjashtë humbjeve radhazi, përbëhet nga të paktën 16 deputetë të PD-së, të cilët gjithsesi vijojnë të mbeten të distancuar nga lëvizja e Berishës. Bashkë me grupin e Berishës, sot janë 32 deputetë nga 59 deputetë që mori PD-ja në zgjedhjet parlamentare të 2021, të cilët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës. Kreu i PD-së Lulzim Basha praktikisht e ka humbur mbështetjen e shumicës së deputetëve demokratë.
Grupi i ri kundërshtar
Nisur nga protagonzimi mediatik dhe politik i tre ditëve të fundit, lëvizja e re anti-Basha po kryesohet nga deputetja Grida Duma, e cila është konsideruar si mbështetja më e zjarrtë e Lulzim Bashës deri në 6 mars 2022. Përpos Grida Dumës, e cila mund të ketë edhe ambicie për të marrë drejtimin e PD-së, befasi politike përbën Ervin Salianji, i cili është pozicionuar kundër Bashës. Salianji tha se “Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është barrë e rëndë për opozitën!”.
Ditën e djeshme u pozicionua kundër Bashës edhe deputetja demokrate e Matit, Dhurata Çupi, e cila i kërkoi dorëheqjen. Dorëheqjen Lulzim Bashës ia ka kërkuar edhe deputetja demokrate, Ilda Dhori. Sinjale për pozicionim kundër Bashës ka dhënë edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili deri para 6 marsit 2022 ishte një zë me peshë pro Bashës dhe kundër Berishës. Deputeti i Beratit, Tomor Alizoti është pozicionuar hapur kundër Lulzim Bashës, madje duke e konsideruar këtë të fundit si psikik.
Dashnor Sula, Ferdinant Xhaferri dhe Helidon Bushati janë tre deputetë të tjerë, të cilët nuk e shohin më Lulzim Bashën si kryetar të ardhshëm të Partisë Demokratike. Lulzim Basha është braktisur edhe nga deputeti dhe ish kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i cili i kërkoi dorëheqjen si kryetar i partisë. Edhe deputetja e Shkodrës Emilia Koliqi i ka kërkuar Lulzim Bashës të largohet nga kreu i partisë, si kusht për të bashkuar Partinë Demokratike.
Deputeti që përfaqëson Velipojën, Ramadan Lika, ka hedhur poshtë pretendimin e Bashës se nuk i ka humbur zgjedhjet dhe se nuk mban përgjegjësi, ndërsa deputetja e Lezhës Elda Hoti i ka kërkuar hapur largimin e tij. Tre deputetë të tjerë, Lefter Gështenja, Kasem Mahmutaj dhe Selaudin Jakupllari kanë shprehur kritika ndaj Bashës, ndonëse nuk janë deklaruar për dorëheqjen e tij.
Ndërkaq, që nga 9 shtatori 2021, kur Lulzim Basha u distancua nga Sali Berisha, janë pozicionuar kundër Bashës edhe 13 deputetë. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Luan Baçi; Luçiano Boçi; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici; Sorina Koti; Bujar Leskaj; ; Agron Shehaj; dhe Albana Vokshi, Isuf Çela. Kundër Bashës janë edhe tre aleatë, të cilët janë zgjedhur deputetë nën siglën e PD-së. Ata janë Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.
Grupi i ri Kundër Bashës
- 1. Grida Duma
- 2. Xhelal Mziu
- 3. Ilda Dhori
- 4. Ervin Salianji
- 5. Dhurata Çupi
- 6. Agron Gjekmarkaj
- 7. Tomor Alizoti
- 8. Dashnor Sula
- 9. Ferdinant Xhaferri
- 10. Helidon Bushati
- 11. Ramadan Lika
- 12. Ramadan Lika
- 13. Elda Hoti
- 14. Lefter Gështenja?
- 15. Kasem Mahmutaj?
- 16. Selaudin Jakupllari?
Grupi i parë kundër Bashës
- 1. Sali Berisha
- 2. Flamur Noka
- 3. Edmond Spaho
- 4. Tritan Shehu
- 5. Luan Baçi
- 6. Luçiano Boçi
- 7. Oerd Bylykbashi
- 8. Belind Këllici
- 9. Sorina Koti
- 10. Bujar Leskaj
- 11. Agron Shehaj
- 12. Albana Vokshi
- 13. Isuf Çela
- 14. Nard Ndoka
- 15. Dashamir Shehi
- 16. Agron Duka
Ca prisnit nga salianbabalemetaj, kusheri i agushit eshte si pyke e futur nga dinozauret berisha-metaj per te rrezuar bashen, por gallata me e madhe do jete kur te rrezojne bashen kush do ta marri opoziten? Berisha,agushi,apo nusja e cepanit. Do hane njeri tjetrin. Ishallah shkojne per "gjueti",apo udhetojne vetem andej nga Elbasani.
Përgjigju