Kristjan Asllani duket larg Interit. Edhe pse nën kontratë, mesfushori shqiptar nuk ka qenë në pritshmëritë dhe te Interi janë në kërkim të alternativave të reja.
Sipas portalit “Inter Live”, zikaltrit mendojnë se Asllani nuk ka arritur pritshmërinë që kishte për të, pasi diferenca mes tij dhe Çalhanoglu mbetet ende shumë e madhe dhe kërkohet një futbollist më i gatshëm për të alternuar me turkun.
Mendohet sakrifikimi i Asllanit dhe afrimi i elementëve që mendohet se mund të ngushtojnë disi këtë diferencë. Marotta ka piketar dy lojtarë të cilët mund të afrohen në momentin që shitet Asllani. I pari është Giovanni Fabian, i cili është pjesë e Bolognas dhe të cilin zikaltërit mund ta blejnë në verë për 12 milionë euro. Ndërsa i dyti është Samuele Ricci, mesfushori i Torino.
Shitja e Asllanit do financonte marrjen e një prej dy emrave më sipër. Ndërkohë që edhe vetë Torino ka qenë e interesuar për Asllanin.
Nese shkon ne premier league Asllani do jete si Xhaka nese shkon ne vende tjera e Kane fikur
Përgjigju