Kristjan Asllani

Kristjan Asllani shpallet 'Qytetar Nderi' në vendlindje

2 Mars 2023, 16:13| Përditesimi: 2 Mars 2023, 16:14

  • Share

Kristjan Asllani është shpallur 'Qytetar Nderi' në vendlindjen e tij, Cërrik. Mesfushori i Interit dhe kombëtares shqiptare të futbollit është vlerësuar për kontributin e dhënë në fushën që ai përfaqëson.

Me konsensus të plotë të Këshillit Bashkiak, Asllani tanimë do jetë nderi i Cërrikut. 20-vjeçari ka lindur në 9 mars 2002, teksa ditëlindja që vjen për një javë do e gjejë me një titull nderi në vendlindje.

Kujtojmë se Inter u detyrua të paguante 14 milionë euro së bashku me bonuse për të marrë lojtarin verën e shkuar nga Empoli.

Në vendimin për dhënien e këtij titulli nga Këshilli Bashkiak i Cërrikut thuhet, "Dhënien e titullit "Qytetar Nderi" i Bashkisë Cërrik z. Kristjan Asllani me motivacionin për ''Rezultate dhe performancë të shkëlqyer si futbollit profesionist në rradhët e ekipit tonë përfaqësues dhe ekipit të shquar italian të Interit pasi është kthyer në krenarinë dhe imazhin më të mirë të promovimit të vlerave dhe talenteve të vendlindjes së tij, Bashkisë së Cërrikut". Vendimi është firmosur nga kreu i bashkisë Cërrik, Arben Ruçi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?