TIRANË-Deklaratat e Kryeministrit Rama për SPAK paraditen e sotme opozita i interpreton si një presion të tij ndaj institucioneve të drejtësisë që të ndalin hetimet për aferat qeveritare. Deputeti Belind Këlliçin ka reaguar në emër të Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës.
Këlliçi është shprehur se deklaratat janë një mesazh i koduar i Ramës që të ndërpriten të githa hetimet ndaj tij dhe njerëzit e tij të afërt. Sipas tij kjo është një vepër penale, shumë e rëndë.
Nga ana e saj kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur me një tjetër akuzë, duke thënë se Rama po i bën avokatit mbrojtës Dvoranit, pasi ky i fundit ka një histori të fshehtë dhe që kryeministri e di mjaft mirë. Kryemadhi vijoi më tej duke thënë se Rama ka dhënë urdhër për të prishur një aksion që kapte të flagrancë Dvoranin në një aferë korruptive.
E vetmja me një reagim nga Partia Demokratike zyrtare ka qenë Jorida Tabaku, e cila i ka kujtuar Ramës inceneratorët. I pari nga opozita që reagoi për deklaratat e Kryeministrit Rama ishte deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili cilësuar si sulm ndaj drejtësisë. Madje ai ka ngritur pyetjen: Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!
Salianji i ka bërë thirrje drejtësisë që të qëndrojë përballë presionit të Ramës që sipas tij kërkon t’i intimidojë.
Gjatë Asamblesë së PS, Rama kritikat ndaj SPAK i përqendroi edhe për Ilir Metën lidhur me hetimin e ish-kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, që sipas Ramës e gjitha kjo është bërë sepse kështu ka dashur presidenti Ilir Meta.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar sërish disa dokumente, që sipas saj tregojnë arsyen e vërtetë se pse Rama po ushtron presion ndaj SPAK. Dokumentet që ka publikuar Kryemadhi lidhen me çështjen e inceneratorëve.
“Ja pse kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj prokurorisë speciale anti korrupsion (SPAK), e ngritur nga Reforma në Drejtësi e vitit 2016. Atij i duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nga prokuroria, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Firma e Veliaj është provë e qartë korrupsioni, ndërsa presioni i Ramës ndaj drejtësisë është sulm i qartë kundër integritetit të saj. Rruga e Shqipërisë drejt BE kërkon drejtësi të pavarur dhe fundin e pandëshkueshmërisë të korrupsionit në nivelet e larta”, shkruan Kryemadhi.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të Ramës për SPAK. Duke e quajtur Ramnë ‘peshkaqeni kryesor i inceneratorëve’, ajo është shprehur se ai po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Sipas saj ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!
“E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.
Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 inceneratorët që janë 1 çështje. Korrupsioni dhe abuzimi janë gangrena e shtetit e shoqërisë tonë. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë të inceneratorëve”, ka shkruar Tabaku.
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu pas kritikave të kryeministri Edi Rama ndaj SPAK, duke thënë se ky ishte një mesazh i koduar që të ndërpriten të gjitha hetimet ndaj tij dhe njerëzit e tij të afërt.
"Sulmi i përsëritur i Ramës kundër SPAK ka të bëjë me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë. Kjo edhe në bazë të një sërë informacionesh të besueshme në lidhje me disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij.
Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që të tërhiqet nga çështjet që prekin Ramën dhe njerëzit e tij. Kjo në botën perëndimore konsiderohet vepër penale dhe dënohet rëndë. Sulmi i tij i sotme është treguesi se Ramës i ka ardhur fundi. Ai kryeministër që kyç gojën përmendin si favorizues një ministër të brendshme të tij dhe sulmon SPAK kur pritet që të ketë arrestime të tjera brenda kabinetit të tij. I vetmi turp i SPAK do të ishte nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit. Turp do të ishte që Rama dhe qeveria e tij të mos ndëshkoheshin”, tha Këlliçi.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur takimin me gjimnazistët i Tiranës, për t’iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama akuzat e tij për SPAK.
Kësaj akuze, Kryemadhi i është përgjigjur me një tjetër akuzë, duke thënë se Rama po i bën avokatit mbrojtës Dvoranit, pasi ky i fundit ka një histori të fshehtë dhe që kryeministri e di mjaft mirë. Kryemadhi vijoi më tej duke thënë se Rama ka dhënë urdhër për të prishur një aksion që kapte të flagrancë Dvoranin në një aferë korruptive.
Dvorani ka një histori të fshehur, Rama me urdhër të tij dëmtoi një aksion që kapte në flagrancë dhe shumë të tjerë në një aferë korruptive dhe ai e di shumë mirë që kjo gjë sado të tentojë Rama nuk prishet, Rama kërcënon SPOAK duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj SPAK, por duhet të heqë drejtorët e Bashkive të Tiranës që të mos rrinë poshtë shtëpive të prokurorëve të SPAK, të depolitizojë Policinë e Shtetit, se ajo që po ndodh sot me të rinjtë është e tmerrshme, Rama duhet të kuptojë që nuk duhet të kërcënojë shqiptarët sa herë i vjen litari në fyt.
TIRANË- Deputeti i PD, Ervin Salianji i ka cilësuar si sulm ndaj drejtësisë, kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK në Asamblenë e PS.
“Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!”, kjo ka qenë pikëpyetja që ka ngritur Salianji në postimin e tij.
Deputeti i PD i ka bërë thirrje drejtësisë, duke thënë se duhet të qëndrojë përballë presionit të Ramës që sipas tij kërkon t’i intimidojë.
“Një Asamble Socialiste e organizuar për shoën e Ramës në sulmin ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve! Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?! Çdo strukturë e drejtësisë në Shqipëri ka detyrimin të kontrollojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të korruptuarit, abuzuesit, shpërdoruesit e pushtetit që janë në pushtet, që qeverisin dhe që e kanë bërë Shqipërinë të nxijë në çdo raport ndërkombëtar! Drejtësia duhet ti qëndrojë përballë presionit mafioz që kërkon ta intimidojë! Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste!”, shkruan Salianji.
Ky reagim vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku kritikat ndaj SPAK i përqendroi të Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për Berishën, i kërkoi SPAK që të niste hetimet për shpalljen e tij 'Non Grata' nga SHBA-ja, teksa për Ardian Dvoranin tha se u hetua pasi kështu ka dashur presidenti Ilir Meta.
Pse i paska pickuar grereza te gjithe keta opozitaret,mos vall kan lyer gishtat me mjalte edhe keta,ne kosheret e Saliut dhe Ilirit ???
PërgjigjuKy kelliçi qe na flet kaq bukur eshte nga nje familje komuniste.
PërgjigjuBelind e ke trurin me kak sore.tedhjefsha shkollen.
PërgjigjuIk ore kriç politiqen i non grada
PërgjigjuDegjoj kete salianin qe te flas dhe te boj propagand
PërgjigjuBelind Kerriçi,Mony Kokelopa e Ervini kopili i Lozhanit qe te tre kellira.
PërgjigjuKryeministri po mundohet ta beje Spakun te denoje kriminelet sa me shpejt qe mos ta shijojne me pasurine qe kane mbledhur nga puna e qytetareve kshuqe mos flisni kot ju mbeshtetesit e PD
PërgjigjuKjo Salianji mduket se do ti bashkohet ketyre nongratave kshu si e ma nis
PërgjigjuKjo bashke me ate burrin e vet e kan ndritur fare aman
PërgjigjuKeta dine shume per njeri-tjetrin,,,shantazhojne njeri-tjetrin per afera,,,SPAKU fle gjume,,,mjere ne populli. ...
PërgjigjuKur flet edhe ky qe kryetarin e partis e ka nongrata eshte turp. Lerja ne dore atyre qe po punojne per vendin te flasin.
PërgjigjuRama po i jep mbeshtetje prokuroreve te spak se po merren me krye kriminele si sali berisha dhe ilir meta dhe qe te merresh me ato duhet te keshe mveshtetjen e shtetit se ato kriminele bejne gjithshka
PërgjigjuKur flet dhe salihani i mbaruar ksaj dyanjaje se di dmth
PërgjigjuPo ca frike te kete rama mor salijanjoooo…rama eshte ne rregull me te tijen.Ti shiko te shpetosh veten sepse nuk merresh dot me njerez te drejt si puna rames
PërgjigjuMire e ka Rama, mos i bini n qaf kot se ka kaq kohe po mundohet te denoje kriminelet dhe Spaku spo e ben punen e vet.
Përgjigjuore spaku duhet te hetoj cdo person jo vetem te opozites por edhe te qeveris
PërgjigjuKriminelet dhe hajdutet skam me vend ne kete shtet meta dhe berisha duhet ye ishin me kohe pas hekurave
Përgjigjuaman kur flasin dhe kta per spak kur ishin kto ne qeveri ska pas funksjonu fare
PërgjigjuNjeri pas tjetrit, paskan vjellur corben perfaqesuesit e banditeve politik e llumit te ketij vendi! Mjafton t'ju shikosh fytyrat dhe kupton cfare jane e cfare duan! Superplehra!
PërgjigjuKush ja kerkoi mendimin ktij aman.U be dhe ky me dhen mend.Rama mir e ben qe ngul kemb dhe ja rikujton Spakut se cduhet te bene se e kane zgjatur shume dhenien e denimit.
PërgjigjuZ. Rama ben mir qe i ben thirrje spakut te veproj se deri tn po merret vetem me kriminelat e vegjel sa per t then qe po punon po ka harru tkapi ata me te mdhenjt si likja Del salianji e na ben derr derr pastaj, si tako hic me fol tmbaj vendin e vet aty
PërgjigjuNga nje ane smund te kerkojme te fusi ne burg keta persona kur ne rruge ka akoma kriminel qe jane te demshem per qytetaret e ketij vendi
PërgjigjuDrejtesia shqipetare akoma ka frik te gjykoj disa nga kriminelet e shqiperis si saliu dhe meta
PërgjigjuDel dhe flet Salianji vogel per keto pune...rri aty dhe shif pozicionin tend si humbes mos rri te flasesh brockulla
PërgjigjuEpo kur themi qe ska rregull dhe drejtesi ketu. Meta ka shkatrruarrrr cdo lloj gjeje Duhet t ishte ne burg ne kete moment
PërgjigjuRama e ka mire kur thote qe spaku sesht per asgje U be kaq kohe dhe akoma ska perfundu punen e metes
PërgjigjuHajdutlliku duhet te marri fund sa me shpejt.Meta nje hajdut i lindur i cili duhej te ishte zhdukur me kohe
PërgjigjuSpaku deri tani ska dhene ndonje efikasitet gjigand keshtu qe eshte mire qe kryeministri e ve ne pah
Përgjigjuaman ca do thon keto jan te lodhur nuk jan as per veten e tyre
PërgjigjuKur degjon Salianjin te bej politike eshte kuj e madhe.Po ti je deniar me 1 vit burg per mashyrim ne cwshtjen babale or toc dhe ke fytyre e flet.Ne baze te ligjit te dekriminaluzimit ti nuk duget te ishe ne politike dhe jo te zgj8dheshe perseri.Cfar ben gjykata e apelit per kete mashtrues ?
Përgjigju