Deputeti i PD, Ervin Salianji

Kritikat e Ramës ndaj SPAK, Salianji: Kush e ka frikësuar kryeministrin që po i ‘nxjerr’ dhëmbët drejtësisë

7 Maj 2022, 11:45| Përditesimi: 7 Maj 2022, 13:24

  • Share

TIRANË- Deputeti i PD, Ervin Salianji i ka cilësuar si sulm ndaj drejtësisë, kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK në Asamblenë e PS.

“Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!”, kjo ka qenë pikëpyetja që ka ngritur Salianji në postimin e tij.

Deputeti i PD i ka bërë thirrje drejtësisë, duke thënë se duhet të qëndrojë përballë presionit të Ramës që sipas tij kërkon t’i intimidojë.

“Një Asamble Socialiste e organizuar për shoën e Ramës në sulmin ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve! Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?! Çdo strukturë e drejtësisë në  Shqipëri ka detyrimin të kontrollojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të korruptuarit, abuzuesit, shpërdoruesit e pushtetit që janë në pushtet, që qeverisin dhe që e kanë bërë Shqipërinë të nxijë në çdo raport ndërkombëtar! Drejtësia duhet ti qëndrojë përballë presionit mafioz që kërkon ta intimidojë! Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste!”, shkruan Salianji.

Ky reagim vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku kritikat ndaj SPAK i përqendroi të Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për Berishën, i kërkoi SPAK që të niste hetimet për shpalljen e tij 'Non Grata' nga SHBA-ja, teksa për Ardian Dvoranin tha se u hetua pasi kështu ka dashur presidenti Ilir Meta. 


Lajmi kryesor:

Kritikat e Ramës ndaj SPAK, 'Rithemelimi': Sulm që të mos hetojë aferat e qeverisë! Kryemadhi: Ka një histori me Dvoranin! Salianji: Kush e frikësoi Kryeministrin?


J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 07/05/2022 16:27

    O babale po ke goje ti te flasesh o funderin e funderinave,k.m.thjeshte nje te vertet tha,pastaj ti je nje deputet i denuare per trillime alla babale dhe duhet te ishe brenda ne qeli te kapje sapunin pore kure drejtësia nuk funksionon normal te bie dhe ti radha te derdellisesh ik ore fundosin

    Përgjigju
  • Sam: 07/05/2022 15:46

    Ka me kulm acarimi te shohesh kriminelin e shkaterruesin me te lig te Shqiperise Sali plehren te mos i hyje nje gjemb ne kembe e ti beje karshellik te gjitheve duke ardhur perseri ne krye te PD e SPAK merret me milingona ne vend te merret me te e me kryemafiozin tjeter Meta qe i kane gati dosjet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?