Bota

Kriza e emigrantëve në Spanjë dhe 'hakmarrja' e Marokut! Gjatë 2 ditëve të fundit, 8 mijë qytetarë arrijnë në Ceuta me not ose me gomone!

19 Maj 2021, 11:39| Përditesimi: 19 Maj 2021, 14:36

  • Share

Tensionet mes Spanjës dhe Marokut, pas pranimit për të trajtuar një udhëheqës rebel maroken ka shkaktuar një krizë emigrantësh në enklavën e vogël Spanjolle të Ceuta, ku gjatë 3 ditëve të fundit kanë arritur rreth 8000 emigrantë, mes të cilëve 1500 minorenë.  Shumë prej tyre notuan ose përdorën gomone dhe gjatë udhëtimit një i ri u mbyt ndërsa përpiqej të arrinte në enklavë.

I shqetësuar nga situata edhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez anuloi udhëtimin e planifikuar për në Paris dhe u drejtua për në Ceuta. 

“Unë dua të komunikoj me Spanjollët, veçanërisht ata që jetojnë në Ceuta dhe Melilla, se ne do të rivendosim rendin sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të qëndrojmë të vendosur përpara çdo sfide. Integriteti i Ceuta si pjesë e kombit spanjoll do të garantohet me të gjitha mjetet në dispozicion ”, tha Sanchez.

Tetë mijë emigrantë kaluan barrierat midis Marokut dhe enklavës Spanjolle të Ceutës.  Qyteti bregdetar, si Melilla binjake, janë kufiri vetëm tokësor mis Afrikës dhe Bashkimit Evropian. Disa kilometra katrorë të bezdisshëm për Marokun, të shtrenjta për Spanjë dhe një rrugë e cila mundëson kalimin për ata që përpiqen të largohen nga Afrika për në BE. Vetëm 475 emigrantë kishin kaluar në Ceuta midis 1 janarit dhe 15 maj të këtij viti.

Sigurisht më i ruajtur dhe më pak vdekjeprurës se Lampedusa ose Kanariet, në këtë pikë kufitare Spanja ka ndërtuar mure 20 metra të larta, ka vendosur tela me gjemba, ka vendosur barriera nënujore dhe bashkëpunimi i policisë marokene është i mjaftueshëm për të parandaluar infiltrimin. Por ditët e fundit treguan edhe njëherë se një vendim i njëanshëm mund të ndryshojë balancën e gjërave. Papritmas, sipas një urdhri, mijëra migrantë nga Mali, Niger, Senegali, por edhe shumë marokenë me not apo me gomone kaluan kufirin. 

Në vend pati ndërhyrje të menjëhershme, ushtria spanjolle bëri që një pjesë e madhe e emigrantëve të kthehen mbrapsht brenda natës, por mbetet për të parë se çfarë do të ndodhë me minorenët. Vala e djeshme vjen në kulmin e një krize diplomatike midis Spanjës dhe Marokut e cila vazhdon prej muajsh. Ambasadori i mbretit Mohamed VI në Madrid, Karima Benyaich,  theksoi se "Ka veprime që kanë pasoja". Ai po i referohej pranisë në një spital spanjoll të Brahim Ghalit, udhëheqësit të Frontit Polisario për pavarësinë e Saharasë Perëndimore.

Ish kolonia spanjolle, është pushtuar nga Maroku për tridhjetë vjet . Në dhjetor, Shtetet e Bashkuara ndryshuan ekuilibrin. Në mënyrë që të rritet numri i vendeve myslimane që njohin Izraelin (Marrëveshjet e Abrahamit) , Uashingtoni ka pranuar sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore. Spanja protestoi dhe kur Ghali kishte nevojë  për ndihmë e shtroi në spital. Armëpushimi në Sahara është prishur. Ashtu siç bëri udhëheqësi libian Gaddafi në kohën e tij, ashtu si Turqia e Erdoganit, Maroku e ka bërë të qartë se mund të përdorë emigrantët si një mjet negocimi. Midis dy ekstremeve të Mesdheut, lufta Izraelo-Palestineze dhe ajo e Saharasë Perëndimore lidhen kështu me krizën e migrimit që shqetëson Evropën. Spanja dhe e gjithë Evropa duket se janë paralajmëruar

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?