Skocia do të ngrijë qiratë për të ndihmuar qiramarrësit të përballojnë krizën gjatë periudhës së dimrit. Ministrja Nicola Sturgeon njoftoi masën duke treguar planet e qeverisë për të përballuar krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve.
"Ne do të ndërmarrim veprime të menjëhershme për të mbrojtur qiramarrësit në sektorin privat dhe social të qirasë," tha Sturgeon.
Edhe tarifat e hekurudhave në ScotRail do të ngrihen të paktën deri në mars 2023 dhe pagesa e fëmijëve skocez do të rritet në 25 paund në javë për çdo fëmijë nga nëntori. Ndërsa sigurimi i ushqimit falas në shkollë do të shtrihet deri te nxënësit e klasës së gjashtë dhe të shtatë.
Ndërsa zbuloi paketën e masave, Sturgeon tha: "Qeveria skoceze nuk ka fuqinë për të ndaluar rritjen e faturave të energjisë, por ne mund dhe do të ndërmarrim veprime për t'u siguruar që qiraja të mos rritet".
Ndërkohë pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar pret që Liz Truss të njoftojë paketën e saj të mbështetjes për koston e jetesës pasi mori postin e kryeministres.