Foto ilustruese

Kriza energjetike, qeveria greke ndan 400 milionë euro për familjet dhe bizneset

10 Janar 2022, 12:47| Përditesimi: 10 Janar 2022, 12:49

  • Share

Greqia nuk i ka shpëtuar krizës energjetike që ka prekur të gjithë Europën. Për të minimizuar ndikimin e kësaj krize te familjet në nevojë dhe bizneset, qeveria greke ka akorduar një fond prej 400 mln eurosh.  

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha nëpërmjet një deklarate se qëllimi është shmangja e rritjes së kostos së prodhimit dhe ndikimin në çmimet e produkteve.

“Theksi është padyshim në lehtësimin e familjeve. Por ne gjithashtu do të ndihmojmë bizneset të qëndrojnë në rrugën e zhvillimit, duke ruajtur vendet e punës. Dhe, kryesisht, ne duam të shmangim rritjen e kostos së prodhimit dhe kalimin e kësaj të fundit në çmimet e produkteve. Është një plan i guximshëm, por në të njëjtën kohë një plan real ndihme. Ndihmë në të tashmen, pa rrezikuar të ardhmen”, tha Mitsotakis.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?