Kriza te Dinamo, Shkëmbi: Kundër Kastriotit nuk vlen as maksimumi, tre pikët shpëtimi ynë i vetëm

21 Dhjetor 2021, 15:08| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 16:12

  • Share

Dinamo e zhytur në krizë shpreson të shohë dritë në fund të tunelit të mërkurën kur të përballet me Skënderbeun, për ndeshjen e parë të javës së 15 të Superligës. ‘Nëndetësja’ ka katër ndeshje pa fitore dhe aktualisht ndan vendin e shtatë me Skënderbeun me 14 pikë.

“Jemi me pikë të barbarta, gjë që tregon problematikën tonë, por edhe meritën e kundërshtarit. Patjetër që do jetë një ndeshje e luftuar, e vështirë, por për ne shpëtimi janë vetëm 3 pikët dhe duhet të bëjmë mbi maksimumin për t’ia dalë,”-tha Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.

“Ne do hyjmë për tre pikët pavarësisht rrethanave, pavarësisht se kemi dy mungesa të sigurta,”-u shpreh Migen Memelli, trajner i Skënderbeut.

Dinamo-Skënderbeu do të luhet në orën 16:45, ndërsa po të mërkurën në program është edhe Laçi-Kastrioti.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?