Tifozët kroatë

Kroacia kërkon të përmirësojë arritjen e brezit të artë, legjenda Suker: Mund të shkojë në finale

10 Korrik 2018, 12:19| Përditesimi: 10 Korrik 2018, 12:22

  • Share

Kroacia është vetëm një fitore larg finales së Kupës së Botës për herë të parë në historinë e saj. Në pjesëmarrjen e parë në vitin 1998 ballkanasit arritën një vend të tretë historik ndërsa Boban dhe Suker ishin liderët e atij brezi me Davor Suker që fitoi edhe garën e golashënuesit më të mirë me 6 gola.

Suker që prej vitit 2012 është President i Federatës kroate dhe sqaron se ka ngjashmëri të madhe mes dy gjeneratave: "Shpresoj shumë që kjo Kroaci të arrijë më shumë se vendi i tretë që arritëm ne. Unë e shoh në sytë e lojtarëve që historinë dhe suksesin e brezit tim e kanë në vëmendje edhe sot dhe janë të gatshëm të arrijnë më shumë sukses”, e mbyll Suker.

Ndërsa trajneri Zlatko Dalic dëshiron që lojtarët e tij ta kenë të freskët suksesin e brezit të artë të vitit 1998 dhe për këtë arsye përpara ndeshjes me Nigerinë u tha lojtarëve të shihnin dokumentarin “Vatreni” ose zjarr që tregon se si nga kaosi që prodhojë lufta për pavarësi e Kroacisë prodhojë një ekip që bëri epokë.

"Që lojtarët ta njohin atë histori është një motiv shtesë”, ka thënë Dalic. Shumë nga lojtarët që luajnë me Kroacinë kanë pasur një fëmijëri të vështirë për shkak të asaj lufte dhe u lidhën me futbollin pikërisht prej asaj gjenerate të udhëhequr nga Suker por tashmë 20 vite më vonë gjenerata e tanishme mund të arrijë më shumë.

“Isha katër vjeç dhe më kujtohet që familja ime organizoi në barbekju për të parë ndeshjet. Isha shumë i vogël dhe nuk mbaj mend shumë por historinë e di mjaft mirë të asaj skuadre të 20 viteve më parë dhe më vjen shumë mirë që po përjetoj të njëjtën gjë”, deklaroi Ante Rebic lojtar i Kroacisë. 7 lojtarë të Kroacisë aktuale ishin më të vegjël se 5 vjeç kur ballkanasit arritën në gjysmëfinalet e “Francë 1998” dhe mezi e kujtojnë atë moment por trajneri Dalic është kujdesur që ta njohin historinë dhe të motivohen për të arritur pse jo edhe finalen e madhe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?