Kroacia në Botërorin Rusi 2018

Kroacia theu dy rekorde me arritjen në finale të “Rusi 2018”

12 Korrik 2018, 14:25| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 14:28

  • Share

Për herë të parë, Kroacia arriti në finalen e Kupës së Botës, aty ku përballë do të ketë Francën. Kualifikimi për në finale, erdhi falë fitores 2-1 ndaj Anglisë, ndeshje e cila u mbyll pas 120 minutave lojë.

Në fakt, kjo është hera e parë në histori që një skuadër në vendin e 20 arrin në finalen e një Kupe Bote. Asnjëherë më parë, një skuadër kaq poshtë në renditje, nuk e kishte bërë diçka të tillë.

Skuadra që kishte renditjen më të keqe deri më tani, ka qenë Franca e vitit 1998 dhe renditej në vendin e 18. Interesant është fakti, se atë vit, Franca u shpall për herë të parë kampione e Botës dhe ndoshta, ka ardhur koha që historia të përsëritet, por me Kroacinë si kampione.

Një risi tjetër është se asnjëherë një skuadër nuk ka shkuar në finale pas tri ndeshjeve radhazi me shtesë. Është konsum i madh, por nga ana tjetër, Kroacia mentalisht mund të jetë më e fortë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?