Kromoterapia/ Çfarë tregojnë veshjet për gjendjen tonë emocionale?

12 Nëntor 2020, 11:42| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 11:45

  • Share

Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’ folëm me editoren e modës Santan Çomorra, për kromoterapinë dhe ndikimin që kanë veshjet në gjendjen tonë emocionale. Ajo u shpreh se ngjyrat që ne përdorim në veshjet tona kanë gjuhën e tyre shprehëse në mënyrën se si paraqitemi tek të tjerët.

‘’ Një nga llojet e mjekimeve alternative psikologjike është pikërisht terapia e njgyrave apo kromoterapia  siç quhet ndryshe. Në fakt nuk është një shkencë ende, por ka ndihmuar në të gjitha terapitë psikologjike për të ndryshuar gjendjen shpirtërore të njerëzve. Kështu që është një lloj lidhje shpirtërore për të sjellë harmoninë, ekuilibrin shpirtërore ndërmjet trupit dhe mendjes….Ngjyrat flasin, kanë kodin e tyre, kanë gjuhën e tyre shpirtërore përshembull sot e veshur ti me jeshile sjell shpresën, lidhesh direkt me pjesën e natyrës, e kuqja është lidhja me pasionin është ngjyra e flakws, ngjyra e zjarrit, e pjesës që është gjithmonë pasionante ndërkohë që e verdha na lidh me diellin me atë qetësinë që mund të na japin ngjyrat në natyrë’’ u shpreh ajo.

Ajo tha gjithashtu se në fakt në veshjet tona ne e shprehim gjendjen tonë emocionale: 

‘’ Në momentin që ne jemi të stresuar zakonisht veshim gjëra shumë të lirshme që të jemi sa më komod, mos e vrasim mendjen fare dhe kjo rezultoi pas studimeve të bëra që 57% e femrave visheshin kështu në momentin që ishin shumë të stresuara’’.

Ndërsa për të arritur të largojmë sa më shumë stresin që vjen nga zgjedhja e veshjeve, mund të provojmë dhe ‘ garderobën me 10 veshje’, editorja e modës Santana Comora dha disa këshilla se përse është e nevojshme një garderobë e tillë:

‘ Dhjetë veshjet e tua më ‘in’, që më pas nw bazë të atyre ti ke mundësi të kombinohesh me gjëra të tjera. … Për mua është këmisha e bardhë, që mbetet unike, fustani I zi të cilin ti mund ta shfrytëzosh në çfarëdo rasti, janë një palë këpucë të mira, elegante, çanta e mirë absolutisht po, pardesyja e stinës’’

Këto ishin disa nga veshjet bazike që duhen patjetër të gjendjen në garderobën e gjithsecilës grua, për të bërë më tej kombinime të ndryshme plot stil.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?