Doja që në paqe me veten dhe njerzit ta mbyllja diten sot! E fillova mengjesin si Lej Feni duke u ngjatetuar me të gjithë, shfaqa interes edhe për gjërat që nuk me cimbisin kuriozitetin. Fjalimin që kisha shkruar se lexova duke besuar fuqishem tek sllogani "llafet e teperta fukarallek dhe kur flet qeveria rajaja hesht"!
Në sallë prej kohesh nuk shihet ish- kryetari i ish- komisionit të ish- rithemelimit ! Njerzit pyesin ku është vallë firauni, se edhe malli na merr e marazi na shtohet, se byrazer e kemi. Kohë brengash e turbullirash është kjo. Ca ëndrra mbesin ëndrra pergjithmonë. Hyra nder të parët në Kuvend sot, doja të jepja shembull! Ç'më panë sytë , gjeta Çuçin që deneste para interpelances dhe atë qerrata Ervin Salian si djall që i thoshte "qaj, qaj, plas aty se të bën mirë" dhe vetë qeshte, ha ha e hi hi. Pashpirtësi të tillë nuk me kishin zënë sytë.
Por orë pas ore klima ndryshoi dhe tani e gjej veten duke bërë kroniken e një dite mbushur me bëma e lavdi. Në fillim salla dukej e zymtë! Psikologjikisht ndiheshim të frustuar. Elisa nuk kishte ardhur. Jemi mesuar ta shohim gjithmonë atje lart solemne e hazerxhevap tek na tregon udhen e drejtë të perendisë si zëri, veshi pipez dhe syri vigjilent i Babos, të cilin radhë e meritojmë. Per pak desh mora fjalen për proçedurë dhe ta qortoja rëndë zonjen Felaj që pranoi ta fillonte pa të! Herë tjeter do ta bëj. Zili ja kanë që ajo rri në krah të djathtë të Babos dhe porositë i merr direkt nga ai.
Babo jo, ajo jo. Por fati ndërroi drejtim. Ministrja Spiropali erdhi dhe neve të opozites na u kthye çehrja. Me kostum jeshil ulli ushtarak drejt e nga fronti i luftes ja behu. Por qe ditë e gezueshme, vetë Babo u shfaq. Ju e dini vetë kur Babo vjen, salla bie në hare. Babo kur e sheh që nuk mban ujë pilafi e që duhen perzier kartat vjen vetë mes nesh. Helbete nafta, çmimet në qiell dhe ai na thotë mos u ankoni se jam unë pa me keq do beheshin. Babo me avion privat i bie botes tutje-tehu.
Thonë Erdogan ja bëri peshqesh e që në të paskesh zyrë e divanhane po kush e pa që të rrefeje?! Askush se di sa harxhon, sa rroga paguhen për të. Mister i madh se Babo nuk jep llogari. Fjalimi i tij sot ishte i ceket dhe pa frymezim. Kjo është dramë për të se është sqimatar i fjales. Mbase merzia për Kajmaknë. Po kaq tezja. Nuk ngriti krye. Dy herë mu kryqezuan shikimet me të, po me kqyri hidhur si i padënjë. U pikellova. Babo ka disa seanca që "perkedhel" kolegen e dashur Joridë, që të duket se debatin e madh e ka me atë e qe ajo të bëhet tabele qitjeje nga të vetet ulur pak më siper.
Eee është i hollë Babo. Por vetem dy herë na bëri të qeshim se ai i ka me kripe qyfyret si Duçja, edhe kur është i shkrehur. Babo ma ka degjuar rixhanë. Ministrushët me perjashtim të Tigrushit që qeshi vetem dy herë embël, nuk pipetinë. Ministrushet po kaq sus! Eee është viran Babo i bë terbiet me një shikim. Dajaku ka dalë nga xheneti. Kur perdoret me karar është bekim. Sapo Babo iku filloi poterja e muhabeti. U shthur urdia. Ikem në kafe.
Atje një realitet ndryshe. Nuk thonë kot goja llap e shpina dap. Ministreshat të bekuarat më kanë marrë zët nga romuzet që bëj dhe më shumë per Babon se per vete. Ministrja Ikonomi ishte shumë e gezuar! Me durim na rrefeu sesi një kungull shqiptar kishte ikur nga kopshti i Parlamentit deri në Suedi duke çarë dete si transoqeanik. Ja si sot doja të heshtja po nuk ja dola dot. I merzitur u ula tek Grida e Jorida. Me qetesuan sa e si munden. Njëra me dha ujë, tjetra keshilla. Mos u merzit me thanë, nuk i meritojnë satirat e tua. Mu bë zemra mal. E kush thotë që ato janë Najada e Drijada i plaçin sytë. I gjeta në paqe e harmoni si dy vellezerit tek parabola e Profetit Muhamet të cilet gezonin në paqe kur u poq ai me ta.
Po kur u kthye kishin vrarë njeri- tjetrin nga alkoli se pinë teper. Ai tha "mallkuar qoftë e teperta" dhe ndaloi alkolin. Nuk u ktheva më vonë ti shoh po ato ujë po pinin. Sot opozita ishte në avantazh ndaj mazhorances. Gratë e saj kishin taka më të larta. Gaz Bardhi me qerasi me një Red Bull të ftohtë kallkan, dhe bëri mirë. Në kohen e duhur ftoma ra në gurmaz. Xhymert është evlati. Me vonë me Bujar Leskajn e Ed Palokën qamë halle partie e cila vuan! Në një qoshe dukej Alfred Rushaj. Nuk është ai? Është ai, rrinte në ajer dilema teksa në xhepin e Dash Sules shkelqente një shamize mendafshi blu si për të na thënë qe jeta ka edhe lezete të tjera.
Disa njerez edhe te PD jetojne akoma me letersine Franceze! Lysien Leven,i riu, eshte nje nga personazhet qe po levrin ne median e Tiranes!Me pamje dhe mentalitet fshatari shfaqet si figure e re ne PD e mbetur te Lulit!Mjere ne kukemi arritur!
Përgjigju