Kronikë e merzisë së madhe

13 Korrik 2023, 21:44| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 21:46

  • Share

Hutimi ra si mjegull e dendur kudo në sallë sot. Gjërat e njohura ngjanin si të panjohura. Të rejat si të vjetra. Njerzit me njëri-tjetrin si shkanduj shiheshin. Dash Sula si Orakulli i Delfit i drejtohej qiellit , në ka Zot atje siper shkunde nje herë rixha të kam hakerrehej dhe i paduruar që Zoti të fliste ja tereziste vetë. Saimir Koreshi në ëmer të fakir fukarasë mallkonte me kuç e me maç të paudhet teksa zap bëri mikrofonin. Isuf Çela renkonte "hatri i Zotit u mbush vendi me Mic Sokola"! Ina Zhupa kishte qepur në xhakete pjesë nga vlersimi i Tan Fuges dhe kendellej e patrazuar. Me sy kerkonte Margaritin qe ta shihte me kë kishte të bënte po ajo viranja sot nuk na erdhi. Fred Xhaferri me parimin zharrit e shamates rriji larg nuk u duk dhe i gezohej vendimit të vet i fahehur pas një birre. Xhele Mziu me durimin e atij që pret diten e gjykimit nuk levizte qerpik.

Dhurata Çupi perjetonte dilemen ne duhej ta hiqte mbiemrin tjeter Tyli nga llagepi?!

Tom Alizotoi shkrepetiu në emer të virtyteve te eperme. Çeta e Liderit të vogel historik ja kishte rrasur pushim se helbete duhej qendrim.

Frika si demon trazonte shpirtra e thartonte fytyra. Me parimin këmbet e lehta faqja e bardhe Tigrushi na la shëndenë e sherrin peshqesh. Vape e madhe për në hapsana. Erjon Braçe tha mos na çani t...... ! Qerratai. Nuk u merzit njeri, të gjithë besuan  se me gjasë e paska  gjënë e shyqyr se hall i madh.

Xhafa e qortoi Erin paq per dy standarte në qendrime. Pas kesaj u paqtua Eri si sheleg dhe nuk pipetiu.

Te vetmit që gajaseshin si ata që ndezen në mort qenë Tezja dhe Nikoqiri Niko. Hahahah e hihihihi tek cepat e kokave mbeshteteshin në supet e njeri tjetrit gati në zali. Pastaj befas u ngrurtesuan dhe një ngjyrë e hirtë pikellim i mbeshtolli të dy si kllapi. Tezja herë i ulej në të djathtë herë në të majtë aqësa Nikos desh ju moren mëntë dhe lypi ujë.

Ministrushet e pakta kishin rëne pre e trishtimit. Një nga një pos Mamices vanë. Për here të parë e qeshura e Delines ishte e motivuar. E sigurta nuk ekziston, e tashmja vjeterohet, e nesermja nuk perkufizohet. Ed Shalsi kerkonte auditor. Si e qysh kish ndenjur dy ditë me Kasparovin kerkonte te rrefente po askush nuk kishte ëndje per të degjuar. Tao tanimë vezir i madh për punë të brendshme kishte marrë një pamje babaxhani. Ca buleza djerse i shkelqenin mbi gushë. Fliste ngadalë e ëmbel sillej si paqeruajtes i KFOR në sallen e hallakatur debati. Na preku pa masë kur hoqi paralelizem me ngjarjet në Kosove. Jorida shtangu habie, do na mungojë tha e kishim gjiton,  dhe  tundi koken tre herë , Toni u zalis edhe nga jeleku me sumbulla shtrenguar, Etildes dy lot i ranë mbi kompjuter duke lënë vragë, Majko u thinj ënde më, Mimia që ka parë botë me sy e ujë të rrjedhe u mjaftua me një buzqeshje. Etjen qafirit nuk i levizi asnjë qerpik edhe pse tronditja e administrimit të eksperiences e goditi si tufan. Gaz Bardhi pat diten e tij të shperthimit vullkanik llava e të cilit ra mbi Ermon. Pastaj poterja e zallamahia mes tyre mori persmase epike. Uf ç'na degjuan veshet "palaço" bubullinte Ermua e skuqur flake, "pogaçe" lekesh e "gjobaxhie" moj "gaxhie" recitonte firauni. Jorides i zmadhoheshin sytë nga krenaria per Gazin e cila  i shtrihej cep me cep.

Ministrushet ishin te venitura dhe pse Ulsiu  u bënte terapi. Ai shperndau dy tre buzqeshje badihava. Gerta mori Boren dhe Edonen i çoi tek kafja u dha byrek e uji teksa u lemonte lehte floket. Mos bëni keshtu se një ditë do vijë Babo dhe do nxjerrë farisejtë nga Tempulli i gajretosi ajo. Bora mes denesjes pyeste po nuk i nxjerrim dot ne po të mobilizohemi?! Më mirë ha njeherë i tha Gerta. Uaaaa sa shumë gjëra di ti Gerta i tha Edona. Ehe ehe di ja ktheu po pi pak ujë. Atje mes suferines e sulmit të Gazit , Kryezevendes Liderit , Albanes dhe Mondit tashmë pothuaj të bashkuar si një trup i vetem kishin mbetur në mes të furisë Lindita në krye të binasë dhe Elisa pranë karriges së Babos e cila ngjante me Sulon tek filmi "Prita" e gatshme të binte shahit. Klotilda  thirri dy tri here uaaa pse ziheni, mos boni keshtu ska lezet.

Dite e gjatë, jallane e noprane.  Foli edhe Doktori me meshiren dhe naivitetin që e karakterizon dhe rruges per ne karrige qeshte me vete:-).. Arben Pellumbi i ftonte  të gjithë të shfaqnin më shumë saber e njerzillek në këtë dite gazepi. Në korridor të moderuarit dhe  Kosta i Gramozit e Lindites silleshin si xhinder. Kostaqi çirrte faqet,"mbaroi marifeti dhe epoka e hajrit , evleterit qe mos pafshin ditë të bardhë po ja bëjnë Babos qejfin qeder me proçka e zarare, rrasin duart në zahire,  teksa ai rri me Macron e Biden per tu vuvosur në skermitjen e gojes së mbyllur"!

Genc Gjonçaj si pruresi i fatkeqsive shperndante lajme kobzeza poshtë e perpjete.

Nuk mund të mungonte Salianji i cili erdhi siç di ai për të vënë melhem mbi plagë. Shumë të gezuar tha i shoh ca këtu po e di si thonë? Pa hë? Gezimi me tepri është si ufutha , plas enen e vet. Mendja me shkoi te Domixhani me lotet e Tezes që Laerti ruan si sytë. Ato lot gezimi ishin?!

Nasip Naço dukshem shfaqte zili per Xhemal Qefaline që ka ditë mbyllur në Biblioteke Kombetare duke e bërë fertele Konfuc delenxhiun. Kohe për filozofi jo llafe.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?