Kronikë e një përdhunimi të paralajmëruar në Babrru...

3 Qershor 2020, 16:42| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 16:44

  • Share

-I dëgjuat ju klithmat e mia? Po rënkimet e dhimbjeve, gjakun që spërkati dyshemenë e periferisë e patë?

Ishte fundpranvere e një viti më parë dhe lagja ime buhiste nga pemët e çelura ndërsa Tirana përballë gumëzhinte nga trafiku, nga muzika, nga dallaveret, nga snobizmi i përditshëm. Vjet në këto kohë isha vetëm 14 vjeçe dhe dridhesha e tëra pavarësisht se dielli ngrohte por duart e ftohta e të forta të rojes së shkollës më fërkonin, më dhunonin, më ledhatonin, më mbysnin. E vogël në moshë e në trup nuk i bëja dot ballë kafshërisë së burrit me thinja. Herë më dukej si xhelat skllaveje, herë si baba, herë si gjysh, herë si mësues e herë si vampiri i përrallave që nuk ngopet.

Kisha parë në libra e në filma vajzat e bukura që përkëdhelen e puthen nga princi e mendoja kur të rritesha do ndihesha edhe unë princesha e brishtë por monstra përballë ma neveriti përjetësisht qënien e mashkullit, të babait, të burrit, të gjyshit, të princit...

I dëgjuat klithmat e mia, po rënkimet e një fëmije që përdhunohej në periferi të Tiranës i dëgjuat?

Të bërtiturat e mia erdhën aty në zyrat tuaja, në lokalet e Bllokut, depërtuan në makinat tuaja të shtrenjta, në hollet e hoteleve ku mbani konferenca kundër dhunës. Klithma ime për ndihmë ulëriste ditë e javë të tëra rrugëve të kryeqytetit, vraponte i gjakosur vajtimi i një fëmije të përdhunuar por askush nuk i dha dorën, bënit të gjithë sikur nuk dëgjonit, nuk shikonit. Plagët e mia shkeleshin nga mësuesi, polici, gazetari, politikani, aktivisti e teksa rënkoja dyfish nga dhimbjet ju ecnit dhe vazhdonit shkeljen mbi mua.

Ndërko që tani rri e strukur dhe e braktisur më kujtohet mësuesja ime tek na thoshte:

-Ju fëmijët jeni e ardhmja e Shqipërisë. Si jeni ju sot, do jetë atdheu nesër!

Atdheu im është i përdhunuar e i shpartalluar, po Atdheu yt si ndihet?

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gojet e Liga: 03/06/2020 23:11

    Thone edhe Monik Laviren e kishin perdhunuar e shpartalluar.. e pate si u paraqit ke SHQUPI e fashuar e derrmuat e menderosur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?