Foto ilustruese

I vihet tritol një makine në Krujë, vetëm dëme materiale! Pronari i makinës i arrestuar për trafik droge

20 Janar 2022, 20:36| Përditesimi: 20 Janar 2022, 20:44

  • Share

Një automjeti i është vënë tritoli mbrëmjen e sotme në fshatin Zallë të Krujës, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk kanë mbetur persona të lënduar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:20, ndërsa automjeti rezulton në pronësi të Lirim Talit, person i arrestuar për trafik droge, i cili aktualisht ndodhet në 'arrest shtëpie.

Në momentin e shpërthimit, automjeti i ishte i parkuar pranë banesës së Talit, ndërsa janë regjistruar dëme materiale.

Nuk dihen të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?