Foto nga takimi online ku mori pjesë Olta Xhaçka

Politikë

Kryediplomatët e BE mbështesin apelin e Xhaçkës: Qasje strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor drejt integrimit

14 Maj 2021, 14:37| Përditesimi: 14 Maj 2021, 14:41

  • Share

Me nismën e Greqisë dhe Rumanisë, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në një takim informal online për të diskutuar mbi pritshmëritë lidhur me procesin e integrimit. Në takim konfirmohet se kanë marrë pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbështetën  njëzëri perspektivën evropiane e Ballkanit Perëndimor. Burime brenda takimit bëjnë me dije se janë vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipërisë si dhe standardet e arritura në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas të njëjtave burime, kryediplomatët e BE mbështetën apelin e ministres Xhaçka për nevojën e një qasje strategjike të Bashkimit Evropian ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor, duke ritheksuar edhe njëherë se vendi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Europian, falë punës së mirë të bërë për përmbushjen e objektivave për anëtarësim.

Ministrat e Jashtëm të BE janë shprehur gjithashtu se po bëhen përpjekjet maksimale për të zgjidhur ngërcin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për t’i hapur rrugë mbajtjes së Konferencaës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, brenda presidencës portugeze.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?