Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj është nderuar sot me titullin Nderi i Qarkut të Vlorës. Ceremonia është zhvilluar në sallën e kinemasë së Pallatit të Kulturës në Vlorë, ndërsa kanë marrë pjesë personalitete të larta të komunitetit të bektashinjve dhe komuniteteve të tjera fetare në vend dhe në Vlorë.
Në fjalën e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ,shumë falenderues e ka quajtur ditën e sotme të shenjtë. Mirënjohja për të gjithë mbështetësit në misionin e madh të bektashizmit ishtekryefjala në përshëndetjen e Baba Mondit, ndërsa ka përcjellë mesazhin për gjithë shqiptarët, ta duan këtë vend e të mos ta mos braktisin atdheun.
“Ndihem i privilegjuar sot mes jush në marrjen e titullit Qytetar Nderi i Qarkut të Vlorës, një titull me peshë e përgjegjësi për detyrat që na presin në të ardhmen. Kam një mesazh të shkurtër edhe për shqiptarët në këto ditë të vështira që po kalojmë: të mos e lënë këtë vend të bekuar që të parët tanë dhanë edhe jetën e tyre për ta mbajtur gjallë këtë komb. Shqiptarët kudo kanë dhënë dhe do japin, por më shumë do japin për vendin tonë, për të cilin ne duhet të japim atë që ka merituar.”, tha Baba Mondi.
Të pranishëm në ceremoni ishin dhe personalitete të politikës dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Në hyrje u shfaq një dokumentar të historisë së bektashizmit në Shqipëri, rolin e Haxhi Dede Reshat Bardhit si dhe të Haxhi Dede Edmond Brahimaj në ringritjen dhe konsolidimin e bektashizmit në Shqipëri pas viteve 9o-të në Shqipëri.
Studiuesit dr Kaliopi Naska dhe dr.Bardhosh Gaçe në fjalën e tyre ndriçuan fakte dhe detaje të historisë së bektashizmit dhe rolin e Haxhi Dede Reshat Bardhit dhe atij që u quajt pasardhës i tij, Dede Haxhi Edmond Brahimaj.
“Baba Mondi ka jetën e vet, por sot ai është babai shpirtëror i bektashizmit i cili rrënjët i ka në Brataj të Vlorës”, u shpreh dr.Gaçe.
Kryetari i bashkisë Maltepe, Turqi, vlerësoi rolin e bektashinjve të Ballkanit për të gjithë rajonin e Europës. Kreu i këshillit të qarkut të Vlorës,Ervis Moçka e ka quajtur lider dhe vizionar ,kryeghyshin botëror Brahimaj që përçon vizionin botëror të paqes.
Ceremonia nderuese është mbyllur me një koncert artistik me pjesëmarrjen dhe të Kastriot Tushës.
Qendro ti aty me Ramen, Salen e Meten dhe te rrojne sa malet. Ne jemi mire larg tyre.
Përgjigju