Monika Kryemadhi kërkon t’i marrë Metës 10% nga fondi që Partia e Lirisë merr nga buxheti i shtetit për fushatë zgjedhore    

8 Tetor, 18:38| Përditesimi: 8 Tetor, 22:15

  • Share

Tirane- Ajo ishte e para kryetare grua e një partie në Shqipëri, dhe e para grua të cilën burri e divorcon për mospërputhje politike. Për Monika Kryemadhin, e sotmja nuk është një gjendje që e pengon të mendojë për të ardhmen.

Ajo ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore që synon garantimin e financimit të veçantë të fushatave zgjedhore të kandidateve gra.

Në projektligj thuhet se “Të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike, u kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturave te grave brenda partisë politike dhe është i dedikuar për fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse”.

Kryemadhi kërkon që partitë të cilat nuk e respektojnë këtë kufi të penalizohen.

Ajo e sheh këtë si një mënyrë që gratë në politikë të fuqizohen dhe të ecin përpara sipas meritokracisë.

Nepotizmi dhe meritokracia ishin dy fjalë kyçe për të cilat Meta e Kryemadhi u përplasën brenda forumeve të partisë.

Prej kohësh zonja Kryemadhi nuk është dukur në aktivitete të Partisë së Lirisë, megjithëkëtë ajo ndjek rregullisht jetën parlamentare dhe atë opozitare. Edhe në protestën e së hënës, Meta e Kryemadhi u panë të ndarë.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Blendi: 08/10/2024 19:52

    I mbaroi kontrata e dasmes me atë mafiozin edhe tani kërkon çfarë i përket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?