Kronikë

 Kryemadhi lë vartësit që të merren me ankimimet për rezultatin e zgjedhjeve, relaksohet në Los Angeles me kushërirën Bebe Rexha

17 Maj 2021, 07:44| Përditesimi: 17 Maj 2021, 07:49

  • Share

Kur ka kaluar më pak se një muaj që nga zgjedhjet e 25 prillit, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duket se ka marrë disa kohë pushime, duke ia lënë në dorë vartësve të saj që të merren me ankimin e rezultatit që kjo parti ka bërë në KQZ.

Kryemadhi ndodhet në Los Angeles, ku ka takuar edhe kushërirën e saj, këngëtaren e famshme Bebe Rexha. Ka qenë kjo e fundit që ka postuar një video me Kryemadhin në Instagram, teksa hanin mëngjes të dyja së bashku.

"Jam këtu në Los Angeles me kushërirën time të bukur duke ngrënë mëngjes", thotë Bebe Rexha në video.

Kujtojmë se LSI ka ankimuar rezultatin e 25 prillit për qarqet  Durrës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni Tirana: 19/05/2021 19:20

    Kjo plehra vete ne LOS Angeles, nderse Shqiperia eshte ne sic eshte. LARGOJINI keto plehra nje here e pergjithmone

    Përgjigju
  • Begu: 17/05/2021 08:42

    Kush ua solli varferine shqiptareve e kush e varfroi Sqhiperine,LSI aset politik familjar i Metes dhe Kryemadhit,apo ndonje "dore e zotit'?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?