Politikë

Kryemadhi: Më 25 prill, vota juaj për LSI-në do jetë për të ardhmen e Shqipërisë! Rama po kërcënon dhe seleksionon shqiptarët, ta largojmë

9 Prill 2021, 18:44| Përditesimi: 9 Prill 2021, 18:48

  • Share

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë pasditen e sotme në Lezhë për të prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj force ku deklaroi se 25 prilli do t’i thotë të ikë, sipas saj fenomenit të diskriminimit të shqiptarëve.

“Ditëlindja ime është ditën që jam pagëzuar më 13 prill, ditën e Shën Martinit. Dua të falënderoj mikpritjen fantastike që më bëri Tila, mikja ime bashkë me sabaeten, me vajzat dhe djemtë e Laçit, me Dedë Ndrecën, me çunat e Mamurrasit, kur vazhduan për t’u bashkuar me Gjovalinin nga Mirdita e jashtëzakonshme, për t’u bashkuar me djemtë e vajzat e Shënkollit dhe për të ardhur dhe për të marrë urimin e të rinjve dhe të rejave të Lezhës. Ditë më të bukur dhe me skenarist do ishte e pamundur. Ditët më të bukura do jenë pas 25 prillit, jo për t’i thënë Ramës ik, por për të kthyer djemtë dhe vajzat që janë ikur. Djemtë dhe vajzat e shqiptarëve sepse iu është hequr e drejta e punësimit.

Njerëzit nuk janë indiferentë, por janë nervozë, kanë inat me politikën. Isha para disa ditësh në fshatrat e Lushnjës dhe më thanë si mund të votoj Rilindjen, e kam votuar gjithë jetën PS, më futi dhe në burg për një faturë energjie me 10 mijë lekë të vjetra të papaguara. Jo vetëm që do ta çojmë deri në fund rindërtimin, për të pasur shtëpi dinjitoze dhe jo selektim. Nuk do të ndalemi asnjëherë për të ndihmuar dhe për t’i dhënë dorën çdo familje, për t’i dhënë dorën njeri-tjetrit, për t’i dhënë dorën qytetarit shqiptar. Kemi diskutuar gjithmonë që Shqipëria ka mundësi pafund për zhvillimin e ekonomisë, turizmit, arsimit, ajo që ne mendojmë se sot është më e rëndësishme se kurrë është kthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Sot beteja jonë më e madhe është për të pasur shqiptarët në Shqipëri, me paga të mirëpaguara dhe për të qenë qytetarë europianë dinjitozë në qytetin e tyre”, deklaroi Kryemadhi nga Lezha.

Sipas Kryemadhit bizneset po mbyllen, taksat rriten, çmimi i energjisë elektrike rritet çdo ditë dhe se familjet shqiptare po kërcënohen me rindërtimin dhe seleksionohen sipas bindjeve politike.

“Po lëviz në të gjithë Shqipërinë, shtëpi më shtëpi, fshat më fshat dhe çdo ditë e më shumë mendoja se njerëzit do të ishin indiferentë ndaj politikës, ashtu siç kanë qenë në 30 vitet e tranzicionit, por në fakt nuk janë indiferentë, përkundrazi, janë nervozë, kanë inat me politikën. Sepse ajo që ndjejnë çdo ditë është padrejtësia që ndodh me ta. Isha para disa ditësh në disa familje në fshatrat e Lushnjes dhe më thanë: Si mund të votoj unë përsëri tha Rilindjen?

Kam votuar gjithë jetën Partinë Socialiste, por jo vetëm që nuk më dha mundësinë për t’u punësuar, jo vetëm që nuk më garantoi shitjen e produktit, jo vetëm që më rriti çmimet e pesticideve, por më futi edhe në burg për një faturë energjie me 10 mijë lekë të vjetra të papaguara. E si mund të votoj unë atë kur para 8 viteve tha që do të falim energjinë elektrike. Jo vetëm që nuk e fali, por i shtoi çmimin energjisë elektrike. Jo vetëm që do ta çojmë deri në fund rindërtimin dhe për të pasur shtëpi dinjitoze dhe jo selektim përsa i përket flamujve politik. Por për çdo familje që ka humbur shtëpinë, çdo familje që vazhdon të jetojë sot në çadra”, shtoi ajo. 

Komento

Komente

  • Pyka: 10/04/2021 11:22

    Paska dale Nafije Dybeku e Like Pordhes si lypsare.Keta e kane ber faqen bythe me kohe.

    Përgjigju
  • tosi: 10/04/2021 07:33

    A e degjuat lajthitjen mendore te Nafije dybekut dje ne Lezhe. Parulla e saj _ Shqiperia e Shqiptareve. Parulla me e pakuptimte, me e cmendur ne nje fushate elektorale , por do ta marre pergjigjen shpejt doktoresha horoskopike leshelike. _ po pse moj fallxhore deri sot e kujt ka qene Shqiperia _ e gomareve ,qe ti do ta besh te shqiptareve, por cfare pret nga gruaja me gojepiset e planetit dhe me e lajthitur e Shqiperise. Moj zabrahane e neveritur per popullin shqiptar_, Shqiperia ka qene , eshte dhe do mbetet vendi i shqiptareve gjithmone dhe nuk do ta besh ti vend te shqiptareve qe je ne krye te sektit naziskin te ministrave ,drejtoreve dhe bashkiakeve superhajdute dhe lristave naziskine apo sharebajgave te haremit te Jales. Ty moj zabrahane nuk te beson njeri as per ate shprehjen bajate te pagave te mirpaguara qe e perdor per te terhequr votues. Po per bllokun 700 mije euro te Habib Burgibes para Dritan Dajtit nuk fole asnje fjale dje ne Lezhe. Apo kujton se Lezhjanet jane budallenj dhe e hane sapunin per djath. Do ta nxjerrin per hunde me 25 prill me vote plebishitare dhe bllokimin e Rinasit moj e cmendur me militanten tende Flora Ndreca. Me 25 prill leshelija per skrap.

    Përgjigju
  • raul: 09/04/2021 21:13

    Ik moj mjerane moj Nafije dybeku turikali i leshitlikes se po te vjen fundi i perjetshem ne politike me 25 prill. Leshelija e ka marre rrugen e mutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?