Gjatë kësaj periudhe më shumë ju kemi parë si një shtëpiake të përkushtuar sesa një politikane aktive. Pse kjo zgjedhje gjatë pandemisë?
Në fakt nuk është se janë ndarë të dyja nga njëra-tjetra ndonjëherë, por mendoj që kur do të bësh më shumë gjëra si më mirë, nganjëherë i prish. Ideja për të qenë shtëpiake nuk është se ka qenë, po themi, një lloj shmangieje, por mendoj që është një moment reflektimi për të gjithë ne, për t’i kuptuar dhe për t’i ndjekur gjërat me një ftohtësi. Pavarësisht se qëndrimet politike në emër të LSI-së i ka mbajtur zoti Vasili apo grupi që është ngarkuar nga kryesia e LSI-së për të ndjekur nga afër të gjithë këtë situatë, nuk kam dashur që të jem e bezdisshme për njerëzit sepse në raste të tilla nganjëherë bëhesh e bezdisshme kur del rreth 30-40 herë në ditë në televizor, bëhesh si puna e asaj që kur hap frigoriferin na del prapë. Mendoj që bërja politikë në një moment, i cili është i paqartë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë botën sepse unë kam komplet këndvështrime të tjera për sa i përket situatës së koronavirusit dhe pandemisë, që është e ndërtuar e gjitha, bën që të jem pak si më e spostuar me qëndrimet e mia publike, por kjo nuk do të thotë që kam qenë e spostuar me qëndrimet e mia në terren me njerëzit dhe në kontakt me ta.
Gjatë kësaj periudhe karantine keni pasur mundësi të ndani disa mendime me Presidentin e Republikës për politikën dhe për zhvillimet e fundit?
Ndajmë qëndrime të ndryshme për politikën edhe për koronavirusin, të jeni të bindur. Kemi qëndrime të ndryshme. Iliri është strikt për sa u përket masave, takimit të duarve. Unë nuk jam strikte fare sepse mendoj që është një mashtrim, një idiotësi kjo vënia e dorashkave dhe e maskave në fytyrë e njerëzve, të cilëve u mungon vetëm oksigjeni në tru. Pra, njerëzit pak vetvetiu kanë probleme për shkak të situatës së karantimit. T’u vësh edhe maska në rrugë që të mos marrin frymë as me hundë, më shumë asfiksohen sesa thithin ajër të pastër. E dyta, kjo historia e dorashkave që i veshin njerëzit nga mëngjesi deri në darkë për të shkuar në qendra apo në supermarkata është komplet prapë një idiotësi tjetër sepse nëse ne duam të ruajmë pastërtinë nëpër qendrat tregtare, po themi në supermarkata apo në qendrat e shërbimeve, çdo klient që hyn duhet t’i veshë dorashkat në momentin kur hyn sepse dorashkat me të cilat ai ka lëvizur nëpër të gjithë qytetin i sjell dhe i fut në supermarkatë. Pra, janë disa masa, që po të hysh në një logjikë, nuk po them as ndonjë logjikë inxhinierike as logjikë funksionimi, por po të hysh në një logjikë njerëzore, mënyra sesi i kanë detyruar qoftë policinë, qoftë ushtrinë, qoftë qytetarët apo personelin që punon, të përdorin maska është një mungesë, asnjë nga ne nuk jeton në spital, kështu që këtu kemi mendime të ndryshme për sa i përket kësaj. Pastaj për gjëra të tjera ka edhe më shumë, por i shmangemi debateve të tilla se nuk është se fitojmë ndonjë gjë, se nuk ndryshoj dot gjë unë duke u zënë me Ilir Metën. Vetëm dy argumente dhe e fitoj debatin në tavolinë për sa i përket koronavirusit, por edhe për ndonjë gjë tjetër mund ta fitoj.
Pra mungesa juaj dje në mbledhjen e z. Basha me aleatët nuk ishte për shkak të frikës suaj nga koronavirusi.
Mos u shqetësoni, në mbledhjen tjetër do të jem unë. Në mbledhjen e parë të opozitës që u bë unë nuk isha, për shkak se ngaqë kam larë e kam pastruar shumë, kisha një dhembje të shpatullës dhe isha te mjeku për të bërë një kontroll. Por nuk ka absolutisht asgjë. Zoti Vasili është më adapti, mund të them, për sa i përket problemit të pandemisë apo menaxhimit të situatës sepse duke pasur parasysh, pa e pasur fare kompleksin e modestisë, mund të them që është një nga mjekët më të mirë që ka Shqipëria për sa i përket menaxhimit të situatave të tilla. Mjafton të kujtojmë situatën kur z. Vasili ka qenë ministër i Shëndetësisë dhe e njëjta situatë siç është tani, ka qenë edhe situata e SARS-it, edhe H1N1 që ka qenë gripi i derrit, ku numri i vdekjeve ka qnë shumë më i madh, kanë qenë sëmundje shumë më të mëdha, por menaxhimi që iu bë në atë kohë nga Ministria e Shëndetësisë ishte perfekt. Dhe jo vetëm menaxhimi, por edhe transparenca ka qenë e jashtëzakonshme sepse në raste të tilla unë mendoj që është transparenca ajo që e shton panikun, shton mungesën e ilaçeve dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Zoti Vasili është më i sakti për këtë gjë. Unë mendoj që secili nga ne duhet të marrë rolin e tij në jetën politike. Unë, të them të drejtën, edhe më vjen pak keq për këtë Edi Ramën tani që e shoh përditë se është bërë edhe doktor edhe polic edhe ushtar edhe kapter edhe xhandar edhe infermier edhe roje spitali edhe polic trafiku edhe edukator edhe mësues. Nuk e di, më vjen shumë keq. Edhe më vjen keq që e abuzojnë dhe e shfrytëzojnë aq shumë imazhin e tj, se ndoshta ai mendon që po krijon ndonjë lumturi te qytetarët, përkundrazi, por krijon vetëm lodhje, pak inati i karantinimit, pak e shumë e shumë gjëra të tjera. Kështu që mendoj që edhe ne politikanët, sipas aftësive të tyre që kanë dhe fushës së tyre përkatëse, duhet të shprehen sepse mendoj që kjo është një nga gjërat më të mira. Por në mbledhjen e radhës së kaluar ndërkohë kemi qenë gjithë kohës në kontakt me grupin. Edhe z. Vasili e kupton pak më mirë këtë punën e pandemisë sepse unë jam më agresive se z. Vasili, në kuptimin e këtyre rregullave.
Po të ishit në parlament, do ta jepnit votën pro ndryshimeve në Kodin Penal të masave që janë marrë gjatë pandemisë?
Në Kushtetutën tonë ose në Kodin tonë kam përshtypjen që nuk ka asnjë nen në rastet kur Shqipëria do të përfshihej në pandemi. Unë mendoj që kjo historia e pandemisë dhe e këtij Kodi Penal është një klauzolë ose një tërheqje vëmendjeje për ta larguar vëmendjen nga probleme të tjera më të mëdha dhe për të mos u marrë me këto sepse në fund të fundit, ajo çfarë thotë? Po e sëmure me dashje, pra ti po erdhe, të themi, të më fusësh në gjak mua nëpërmjet shiringës apo të më detyrosh, pra po ta bësh me qëllim një gjë të tillë dhe është normale, por kjo nuk është vetëm për koronavirusin. Kjo është edhe për shumë rste të tjera. Është njëlloj sikur i rrëmben diçka tjetrit. Pra kur tjetrit ti i rrëmben ditët e jetës ose kur i merr jetën dikujt, ti do të dënohesh me vite burg. E njëjta gjë është edhe kur ti kërkon të infektosh në mënyrë të qëllimshme qytetarë të tjerë me një sëmundje të tillë. Mua nuk më shqetësojnë ligjet e miratuara të Kodit Penal. Që të jem e sinqertë nuk e kam marrë mundimin për t’i lexuar dhe as nuk kam për t’i lexuar, sepse miratimi i ligjeve të tilla në raste të tilla është absurd, por histeria në të cilën mundohen për t’u bërë protagonistë grupe të caktuara, unë do të dëshiroja që të flisnin që ne i kemi mbyllur shqiptarët në karantinë që në datën 9 mars dhe ligjet apo VKM-të kanë dalë rreth datës 24 mars e më vonë. Pra, u janë vendosur gjoba shqiptarëve siç i ka dashur qejfi secilit nga ne, dhe doli kryeministri dhe tha “fala gjobat”. Nuk është se i fali kryeministri. Ne duhet të merremi me këtë njeri që është mashtrues. Si i fale gjobat ti? Gjobat e tua ishin të paligjshme sepse çdo njeri që mund të shkonte në gjykatë nuk do të kishte shans që të mos e fitonte. Ishte me detyrim që të fitonte sepse ishin gjoba të ndërtuara dhe të vëna qytetarëve në bazë të udhëzimeve të whatsapp-it, apo të facebook-ut, apo të showman-it të radhës që del në livestream-et e veta. Dhe mos u çudisni kur ta shohim ndonjë ditë edhe te tik tok-u duke kërcyer. Tani, kjo historia e Kodit Penal, dy muaj në karantinë, të duash të protestosh, por s’pamë që dolën të protestojnë njerëzit. Pra të mos gjejmë kot shfajësime dhe meqenëse se s’kemi ku të harxhojmë energji se rrimë mbyllur nëpër dhoma, nxjerrim dufin dhe mllefin duke bërë deklarata të tilla. Sigurisht që ka probleme dhe për mua, që në momentin që ai parlament është shpallur i paligjshëm, çdo ligj që është miratuar pas djegies së mandateve të opozitës, është i paligjshëm sepse aty treçereku i deputetëve janë të paligjshëm. Pra parlamenti ka vetëm 82 deputetë dhe Kodi Penal dihet që do 84 vota të miratohet.
Ndryshimet në Kodin Penal e morën firmën e Presidentit.
Pavarësisht se mund të ketë firmosur edhe Presidenti, mendimi im nuk ndryshon për të thënë që ai parlament është i paligjshëm dhe çdo ligj e vendim që është miratuar aty për mua është inekzistent.
A shikon një rregullim marrëdhëniesh midis Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit?
Nuk më intereson fare se çfarë ndodh politikisht midis Presidentit dhe Kryeministrit. Si njeri më intereson sepse është normale, pasi jetojmë në një shtëpi, por nuk shoh të ketë ndonjë dashuri nga ana njerëzore. Nga ana institucionale janë punët e tyre, le t’i zgjidhin vetë dhe përgjegjësia e secilit prej tyre, qoftë e presidentit, qoftë e kryeministrit, është individuale. Ajo që mendoj unë dhe që duhet dhe politikisht e them dhe do ta them, është zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në datën 23 qershor është një gomarllëk i madh, sepse sot kemi një mungesë shumë të madhe të transparencës. Nuk mund të vazhdojmë që të dëgjojmë gënjeshtra që paska shpërndarë Ministria e Mbrojtjes 600 mijë pako. Ku janë këto pako se kështu i bie që të gjithë shqiptarët të marrin pako. Çdo familje. E para kjo. Mjafton të shikosh kontratat e energjisë
elektrike të OSHEE-së, 800 mijë kontrata janë me gjithë ndërmarrjet, me gjithë bizneset, me gjithë familjarët, shkollat, kopshtet, çerdhet etj. Pra, abuzim dhe mashtrim i jashtëzakonshëm. E dyta, pashë pak më parë te lajmet tuaja që janë dhënë 59 mijë paga. A mund të dimë se cilat janë bizneset që kanë përfituar paga? Kush janë personat që kanë përfituar paga? Se mund të jenë 59 mjë paga, por janë punonjës të facebook-ut të Edi Ramës që nuk bëjnë asnjë punë, asnjë gjë dhe marrin pagën në emër të kësaj platformës mbështetëse financiare. Pra, për mua kjo është shumë e rëndësishme. Mungesa e transparencës e para; e dyta, zgjatja deri më 23 qershor e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është përsëri një gjë absurde sepse ne duhet të fillojmë që t’i krijojmë mundësinë të paktën ekonomisë, që të fillojë të lëvizë dhe duhet të krijojmë disa mundësi edhe për turizmin. Të mos harrojmë që turizmi do të jetë fusha që do të vuajë më shumë. Të mos flasim pastaj për bujqësinë, që edhe ajo është dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Të mos flasim pastaj për biznesin e vogël dhe për biznesin e madh. Pra janë të gjitha këto gjëra që unë i mendoj.
A ka një mosdakordësi në radhët e vetë opozitës për sa i përket shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, sepse dje në mbledhje u dhanë opinione të ndryshme.
Nuk e mendoj kështu. Unë mendoj që ka të bëjë për sa i përket strategjisë. Unë mendoj që çështja e koronavirusit është një konspiracion, i cili kërkon një riformatim ndryshe të botës, të ekonomisë etj. Por Shqipëria në të gjithë këtë botë të madhe është një pikë në oqean, kështu që nuk i hyn në sy e as në vesh, as njërit e as tjetrit, qoftë majtas, qoftë djathtas. Ndërsa për sa i përket administrimit të vatrave të reja, vatra të reja do të thotë, unë kam shumë kushërinj të mi në Amerikë që e kanë kaluar koronavirusin. Një nga udhëzimet e mjekut ka qenë që të qëndronin në shtëpi dhe të merrnin mjekimin e caktuar. Çfarë do të thotë menaxhim i vatrave? Ka të drejtë PD-ja kur thotë të menaxhohen vatrat. Do të thotë që mjekët të jenë në shërbim të të sëmurëve. Por jo ai që është i sëmurë me grip, se nuk është vetëm koronavirusi. Po njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike? Kush përgjigjet për ta? Sa njerëz kanë për të bërë vizitën mujore te mjeku kardiolog, ose vizitën periodike te mjekë të tjerë specialistë? Pra janë disa gjëra që në fakt, mungesa e angazhimit të mjekëve të familjes dhe e të gjithë personelit mjekësor. A ka gjë më qesharake sesa t’i thuash personelit mjekësor të presin garza e çarçafë e t’i bëjë maskat vetë? Pra janë këto lloje absurditetesh që të krijojnë një lloj neverie sepse duan që të krijojnë këtë idenë e solidaritetit në rast lufte, por këtu nuk është kjo gjë. Ajo është kur secili solidarizohet, jo kur qeveria e ministrat bëjnë tendera e fusin lekët në xhep dhe mjekëve që marrin 300-400 mijë lekë të vjetër në muaj rrogë, u thonë që të prishin çarçafët në shtëpi e t’i bëjnë maska. Pra ka një lloj propagande shumë primitive dhe ka një lloj mungese përgjegjësie, por që të vë në dyshim edhe shkallën e inteligjencës, se mendojnë që shqiptarët janë shumë budallenj, pra një lloj talljeje. Ka kaq shumë gjëra që mund të themi. Zoti Luan
Rama thotë që gjendja është nën mibëqyrje. Kjo dihet. Shqiptarët vetvetiu janë frikacakë për sa u përket sëmundjeve, kanë merak, e duan jetën, e duan shëndetin. Mjafton të shikoni sesi reagojnë të huajt kur vijnë në Shqipëri, nga mikpritja shqiptare, nga higjiena, nga pastërtia, nga të tëra.
Meqë koronavirusi është konspiracion, kjo do të thotë që numri i testeve është i mjaftueshëm?
Jo, jo, kjo për mua është konspiracion politik, e para. E dyta, që ta zhdukësh konspiracionin politik duhet të bësh teste. Çfarë kushton që 400-500 mijë familjeve t’u bëhen testet? Nuk po them t’u bëhen të gjithëve, por atyre njerëzve që kanë prioritet dhe probabilitet, sipas të dhënave të OBSH-së, për të marrë personat që janë më shumë target, që kanë sëmundje kronike. Edhe përdoruesit e kokainës i kanë mushkëritë e dëmtuara dhe kanë pasoja më të mëdha nga ky virus. Pra, testimi në masë për koronavirusin do të ishte gjëja më e domosdoshme dhe do t’i kushtonte jashtëzakonisht pak qeverisë shqiptare sepse do të krijonte mundësinë e lëvizjes së njerëzve dhe zhvillimit të ekonomisë e të biznesit. E dyta, do të vendoste gjithë rendin e funksionimit të shoqërisë. Në momentin që unë dal pozitive dhe e kam kaluar koronavirusin, probabiliteti sipas të dhënave është që të mos e kaloj përsëri. Mund ta kaloj përsëri me një koronavirus të modifikuar. Nuk duhet të bëjmë oratori me shqiptarët. Ky nuk është virus bakterologjik. Këtë e kupton shumë mirë çdo njeri që ka bërë biologji. Ne e dimë shumë mirë që ky është një virus laboratorik që nuk është i prodhuar nga natyra, por është prodhuar në laborator dhe ashtu siç është prodhuar edhe mund të luftohet. Nuk po hyjmë në këtë logjikë kaq të thjeshtë. Do të hyjmë në logjika të tjera. Atëherë ndodh ajo që është shumë më e rëndësishme, që ne jemi një vend shumë i vogël, ku të gjithë njihemi me njëri-tjetrin, se problemi është te qendrat urbane jo në fshatrat me 5 shtëpi. Mjafton të aktivizojnë administratorët e pallateve, që janë punonjës partie. Ashtu siç i kanë aktivizuar për zgjedhjet, të bëhet edhe për një testim të thjeshtë.
Opozita ka disa mjekë, mes tyre dhe z. Vasili, që nuk iu përgjigjën thirrjes për të veshur bluzat e bardha. Pse nuk e dhanë kontributin e tyre në spital?
Zoti Vasili ishte i gatshëm, por nuk e thërritën një herë. Si mund ta thërrasësh z. Vasili, sepse procedurat që ka ndjekur Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë bëri një thirrje. A ka aplikuar z. Vasili?
Zoti Vasili ka folur në konferencë për shtyp, ku ka deklaruar që kanë qenë të gatshëm për të shërbyer. Edhe z. Vangjel Tavo dhe shumë mjekë të tjerë, jo vetëm të LSI-së. Keni edhe Tritan Shehun e PD-së. I kanë pasur në gatishmëri, por nuk i thirrën kurrë.
Ka qenë një thirrje e hapur dhe njerëzit e gatshëm duhej të aplikonin sepse procesi ishte me aplikim.
Kjo që po thoni ju tani është si puna e atij pompistit që shkoi për të ndihmuar stafin mjekësor në Itali. Edhe ai në fakt me aplikim shkoi.
Ju lutem, zotëria kishte dokumente që vërtetonin se ishte infermier që nga viti 1993. Kë duhet të besojnë njerëzit?
Mos lejoni që t’ju karantinojnë edhe mendjen. Na kanë karantinuar jetën, por mos të na karantinojnë edhe mendjen. E para, në Shqipëri kemi pasur rreth 10 mijë ministra të Shëndetësisë, që ti kërkon të bëjë aplikim online Petrit Vasili. Pra, kjo është tallje dhe do të thotë që këtij njeriu dhe asaj ministres jo veëm që fare, fare, por ministra të Shëndetësisë 5-6 copë ka pasur e gjithë Shqipëria në të gjithë transicionin e saj. Dhe ministra të Shëndetësisë dhe drejtorë apo shefë departamentesh, edhe ato pak kokrra që kanë mbetur se pjesa më e madhe kanë ikur jashtë shtetit, i numëron dhe të dalin e të teprojnë gishtërinjtë e duarve. Pra mos të flasim që të prisje ti z. Vasili apo z. Tritan Shehu që të bënin ty aplikimin online, mundësisht të vinin edhe numrin e personal të ID-së për vizë amerikane apo për vizë angleze apo për të kërkuar strehim politik në Evropë. Këto janë pyetje diletante, mediokre dhe nganjëherë e kalojnë edhe nivelin. Edhe ju si gazetarë nuk duhet të pranoni që të thoni gjëra të tilla sepse tregon një mungesë informacioni dhe mbi të gjitha tregon se nuk e kuptoni ambientin politik. Në qoftë se do të dëgjoja nga goja e ministres që të thoshte se z. Vasili apo z. Tritan Shehu apo z. Vangjel Tavo apo z. Halim Kosova nuk kanë bërë aplikim për të marrë pjesë në ndihmë, këto pastaj mos na bëni që të hapim librin dhe të merremi me ministren e Shëndetësisë, do të tregojmë histori dhe barcoleta nga fillimi e deri në fund.
Në qoftë se do të ishit në të njëjtën situatë si në Kosovë ose do të kishit mundësi juridike, do ta rrëzonit qeverinë në këtë kohë krize siç bëri z. Mustafa?
Jo.
Pse?
Nuk do ta rrëzoja. Unë vetëm njëherë e kam takuar zotin Kurti. Ne si LSI nuk kemi ndonjë kontakt bashkëpunimi qoftë me Vetëvendosjen, qoftë edhe me LDK-në. Ne më shumë kemi marrëdhënie me partinë e z. Haradinaj, me Nismën, me PDK-në. Por, ajo që do të thosha, në një situatë të tillë, nuk do ta bëja sepse siç thashë, ne jemi një pikë në oqean në të gjithë këtë situatë që është krijuar në të gjithë botën. Nuk dua të hyj shumë në këto komente, sepse në fund të fundit nuk jam unë ajo që vendos, por ajo që dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, por nga ana tjetër, po të isha në vend të z. Kurti nuk do të provokoja, ose nuk do të bija pre e provokimeve të grupeve të caktuara për të bërë veprime të tilla, të cilat e pozicionojnë në një situatë të tillë problematike.
Pra, nganjëherë euforia e tepërt dhe arroganca krijojnë problematika që, për mendimin tim, të marrin në qafë, por jo se merr kryeministri në qafë veten e vet apo disa ministra e deputetë, por marrin në qafë një popull të tërë. Dhe ajo që unë mendoj se është më e rëndësishme është që, ka ardhur koha që të gjithë së bashku, ndoshta edhe kjo situatë, duhet të mendojmë për një strategji afatgjatë kombëtare, ku Shqipëria duhet të tregojë që jo vetëm është një vend që ka përgjegjësi dhe situatën nën kontroll jo vetëm për veten e saj, por edhe i gjithë faktori shqiptar kudo ku ndodhet në rajon, duhet të tregojë që jo vetëm është shtetformues, por edhe di ta menaxhojë dhe të ecë përpara në situata të tilla.
A ka ndonjë nga ana juaj ndonjë vlerësim pozitiv për punën e kryeministrit dhe nga qeveria? Cila është ajo masë që ju ka pëlqyer dhe që do ta merrnit edhe ju po të ishit në qeverisje?
Të them të drejtën, po ta shikoj si qytetare, nuk është se unë kam përfituar nga ndonjë gjë që ka bërë qeveria. Do ta vlerësoja nëse do të kishin ulur taksat, por nuk janë ulur. Do të vlerësoja nëse do të kishin ulur çmimin e energjisë elektrike, por nuk është ulur, përkundrazi është shtuar. Po të shikoni faturat e energjisë elektrike me aparatet matëse, do të shikoni që ka një abuzim. Do ta ndieja nëse do të kisha transportin publik të kontrolluar, pra në një autobus të mos kishte më shumë se 5-6 veta, ose një lëvizje të kontrolluar. Tani kjo historia që pas orës 17:30 nuk lejohet më njeri të dalë. Po pse, deri në këtë orë virusi ishte i mbyllur? Pse deri në 17:30 mua nuk më zinte virusi dhe pas kësaj ore më zë virusi? Pra, këto janë absurditete. Dhe tjetra, nuk shikoj asnjë gjë të mirë që ka bërë qeveria. E vetmja gjë e mirë që ka bërë është fakti që edhe vetë i është shtrembëruar pak fytyra, është moslëvizja e makinave. Ka rënë niveli i smogut në Tiranë, pra nuk kemi më atë ndotjen. Nuk e di a ndodh në të gjithë botën, s’mund ta them. Nuk ka bërë absolutisht asnjë gjë tjetër. Përkundrazi, mendon që mund të gënjejë veten e tij me sondazhe që lideri suprem i ka kuotat shumë të mira. Për mua është skandal sepse njerëzit në këta dy muajt e karantinës dhe me mendjen e tij që thotë se do të zgjasë deri më 23 qershor, mendon se njerëzit do ta vazhdojnë këtë histori, por njerëzit vetëm do të nxjerrin para nga xhepi për të blerë e konsumuar, por asnjëri nuk do të shkojë në punë dhe nuk do të fitojë asnjë para dhe kështu nuk do të ketë asnjë mundësi për të vazhduar jetën normalisht pas kësaj situate të koronës.
Flitet se z. Basha dhe opozita po përgatiten për një valë protestash pas situatës së shkaktuar nga Covid-19, ndërkohë që nuk e dimë ende nëse do të kemi një jetë normale. A mund të realizohen dhe a do t’i mbështesni? Jeni ju në dijeni të planeve të tilla?
Sigurisht, ne jemi të gjithë bashkë. A e keni parë se çfarë u bë në Izrael, megjithëse atje ka kushte më të vështira se në Shqipëri për shkak të luftës Izrael-Palestinë. Pse të mos bëhet në Shqipëri? Ne nuk jemi në luftë me njeri.
Në fakt ne kemi luftë me virusin, luftë virtuale, se me luftë natyrale ne na merr të keqen virusi.
A keni një mesazh për shqiptarët në këtë situatë? Pavarësisht nga se është shkaktuar koronavirusi, të gjithë jemi duke kaluar pasojat, të cilat do të ndihen më shumë ekonomikisht pasi të kalojë kjo situatë.
Unë mesazhin e kam shumë të thjeshtë: mos e besoni koronavirusin. Koronavirusi është një mashtrim, i cili kërkon të ndryshojë sjelljen njerëzore. Koronavirusi është një eksperimet social për mua, që kërkon të ndryshojë sjelljen sociale të njerëzve, për t’i kthyer nga sjellje njerëzore dhe shpirtërore, në sjellje virtuale dhe digjitale. Shikojeni si një moment për t’iu gëzuar familjeve, fëmijëve, bashkëshortëve, prindërve tanë, në mënyrë të tillë që e gjithë kjo periudhë transicioni krijoi transicion në jetën e përditshme të shqiptarëve, por një ditë të gjithë do t’i rikthehemi jetës sonë normale, të gjithë do t’i kthehemi asaj që është shumë e rëndësishme, asaj që na e ka dhënë Zoti sepse jetën na e ka dhënë Zoti dhe do të na e marrë Zoti, as nuk na e jep dhe as nuk na e merr as qeveria, as politika dhe askush tjetër. Më dëgjoni pak me vëmendje: nëse do të ishte i vërtetë koronavirusi ashtu siç krijohet paniku te njerëz, të cilët kanë frikë nga e vërteta, të jeni të bindur që do të kishte vende të tjera, që janë shumë të zhvilluara e shumë më të modernizuara se ne, që do ta radikalizonin. Mjafton të shikoni disa vende të cilat mbajnë distancat, mbajnë rregullat më elementare të pastërtisë, të higjienës, si Suedia. Po normale, se po nuk lave duart nuk të zë koronavirusi, por të zë diarreja dhe ikën vdes, të zë kolera, po hëngre me thonj të paprerë me mikrobe të zë dizenteria. Po kështu është gjithmonë. Këto janë problem dhe i kemi mësuar gjithmonë në shkollë kur shkonim. Po të hash ushqime të prishura, po të hash sallatë të palarë, po të hash domate të palarë, po të hash gjëra të palara, kur shkon në banjë dhe nuk lan duart dhe pastaj me ato duar të palara do të hash, normal që do të sëmuresh. Pra, është një lloj higjiene, e cila është e përditshme dhe secili nga ne duhet ta bëjë. Por qendrat e mëdha punëtore duhet të kenë sistemin në tualete, ujin, sapunin, aty po që është problemi. Të mësohen njerëzit që të lajnë dhëmbët, të lajnë gojën, të lajnë fytyrën, të lahen e të pastrohen. Por si mund të lahen njerëzit kur nuk kanë ujë në shtëpi? Pra, e gjitha kjo është mendimi im, megjithatë, ajo që dua t’ju them është që ta shikoni me pozitivitet. Tani vjen pranvera dhe vera, të krijojmë pozitivitet ndaj njëri-tjetrit dhe të fillojmë t’i kthehemi normalitetit në mënyrë të tillë që secili të marrë pjesën e tij në shoqëri, në kuptimin e të qenit prezent në shoqëri, për t’u takuar njerëzit me njëri-tjetrin, për t’u përqafuar sepse, në fund të fundit, të gjithë jemi bijtë e këtij Zoti dhe ky Zot do të na shpëtojë ose nuk do të na shpëtojë. Por unë jam e bindur që do të na shpëtojë edhe besimi në Zot.
Mona Liza Petritin e keni vene si TELLALL TE PARTISE DHE SI MUND TI KRYEJ AI DY DETYRA QE I VENDOS PARTIA KOMUNISTE L.S.I-ste
PërgjigjuPo alienët ekzistojne o monika ...
PërgjigjuZonja Monika:Petrit Vasili nuk begenis te aplikoje per mjek ne infektive sepse nuk i shkon ajo detyre se u mesua si minister.Shiko si shprehet:qeveria te na rraportoje neve per masat qe ka marre.
PërgjigjuKetu ne Shqiperi, kjo pjese e "Parise Shteterore" pret te ftohet nga nje pjese tjeter e "Parise Shteterore" per te dhene ndihmen mjeksore e humanitare ne kushtet e pandemise COVID-19. Vetedeklarohen kudo si udheheqes me civilizim dhe integritet ne shkalle superiore = inflacion ------------------------------------------------------------------------------ 1. - Princesha Sofia e Suedise rreshtohet ne vijen e pare te frontit te Luftes kunder COVID-19 ne Spitalin e Stokolmit. 2. - Kryeministri i Irlandes Leo Varadkar rikthehet te beje mjekun per te ndihmuar ne Luften kunder COVID-19 ------------------------------------------------------------------------------ 1. - Coronavirus, la principessa Sofia di Svezia volontaria all'ospedale di Stoccolma https://www.vanityfair.it/people/mondo/2020/04/18/coronavirus-la-principessa-sofia-di-svezia-volontaria-ospedale-stoccolma-foto ------------------------------------------------------------------------------ 2. - Coronavirus, il premier d'Irlanda Varadkar torna a fare il medico per un turno a settimana Laureato in medicina, il primo ministro si è di nuovo iscritto all'Albo e ha dato la sua disponibilità per aiutare nella cura delle persone che denunciano i sintomi di Covid-19 https://www.repubblica.it/esteri/2020/04/06/news/varadkar_irlanda_coronavirus-253328125/
PërgjigjuNjeriu më i pështir është bu*ja monika fshatare një njeri pa intelekt e një monstër e fëlliqur. Kjo është kulimi që një njeri i nivelit të ksaj të mari pjes në politik turp turp turp për Shqiptarët që i jspin vot ksaj bu*e.
Përgjigju