Kryemadhi takim me simpatizantët: LSI-ja, shtëpi më shtëpi në çdo zemër shqiptari

24 Shkurt 2020, 22:32| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 22:34

  • Share

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh gjatë një takimi me simpatizantë të partisë në Tiranë se partia që drejton është shtëpi më shtëpi e në çdo zemër të familjeve shqiptare.

"Papunësia, çmimet e larta, taksat e rritura të bashkive apo ato mbi pronën po dëmtojnë familjen shqiptare. Ashtu si sot me këta banorë të Tiranës, të cilët ndër të tjera vuanin mungesën e çerdheve dhe kopshteve në zonën e tyre, apo shtrenjtimin e faturës së ujit dhe të transportit publik, ne jemi pranë tyre, shtëpi më shtëpi e në çdo zemër.

Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa rreshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë, për biznesin, për punëtorin dhe familjarin e thjeshtë, që zgjidhja të mos jetë më mes emigrimit dhe nënshtrimit por ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve" tha Kryemadhi.

Komento

Komente

  • O kokra e namit na mbytën hajdutët: 24/02/2020 23:28

    Hahahaha jepu dhe nga një palë cizme dhe nga një palë brekë që të qëllojnë kryeminiatrin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?